Sali Berisha në 1991-1992 ka shkatërruar ekonominë, pronën private dhe publike!

0

Sali Berisha ka ndikuar shumë negativisht në fillimet e ekonomisë së tregut në 1991-1992, që janë baza e zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi post-komunist. Në vitet 1991-1992 fitorja e demokracisë së shumëpritur nga të gjithë shqiptarët u shoqërua me kriza ekonomike, që kishin të bënin me kalimin nga një ekonomi e centralizuar në diktaturë, në një ekonomi të tregut të lirë kapitalist. Me të vërtetë qeveria e atyre viteve nuk kishte eksperiencë në fushën ekonomike, por reformat ekonomike të kohës me “terapinë e schokut”, të propozuar nga ish-ekspertë të ekonomisë komuniste, siç ishte Gramoz Pashko e shkatërruan të ardhmen e ekonomisë në Shqipëri.

Qeveria e I-rë me kryeministër Aleksandër Meksin ka ndikuar shumë negativisht për zhvillimet e ardhshme ekonomike në vend. Qeveria e tranzicionit gjithashtu ishte e mbushur me ish-ekspertë të diktaturës dhe ish-sigurimsa. Berisha duke qenë pjesë e ish-komunizmit, i kishte për zemër këta kontingjente të cilët privatizuan pronën publike për njerëzit e tyre. Me reformat e gabuara prona publike e shqiptarëve, u keqpërdorua dhe ra në duart e ish-komunistëve dhe të mashtruesve, duke i mbyllur fabrikat e lënë njerëzit pa punë dhe shpresë. Dëmin më të madh kjo politikë e gabuar ekonomike iu ka bërë ish-pronarëve me ligjin 7501 dhe me privatizimin e dyqaneve. Dyqanet u privatizuan nga shitësit që ishin pjesë privilegjuar e ish-diktaturës dhe kishin të bëjnë me ish-sigurimin e shtetit. Dëmi i ligjit 7501 ishte i madh dhe dëgjohet edhe sot në Shqipëri, në planin ekonomik dhe social. Toka u dha fshatarëve me dy qëllime, për ta punuar dhe për vota, për planet shkatërruese ekonomike e politike të Sali Berishës.

Sot Sali Berisha me gjithë këta dëme në planin ekonomik dhe shoqëror kërkon të marrë PD-në për interesa personale. Ngjarjet e fundit para selisë së PD-së me 8 janar treguan qartë që Berisha e kërkon PD-në ta sundojë për interesa personale dhe të ortakëve të tij dhe për ta kthyer në bunker personal. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, mbasi shqiptarët e lodhur nga politika 30 vjeçare e Sali Berishës dhe ortakëve te tij, shohin të ardhmen, zhvillimin, integrimin e Shqipërisë, për një qeveri të ndryshimit të madh me mbështetjen e ShBA-ve!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu