Kreu Blog Faqe 900

Një politikan shqiptar ka 400 milion paund të “fsheura” në Londër, SPAK-u nuk e din

0

Pushtetarët shqiptarë që kanë fshehur paratë e korrupsionit në Londër duket se janë vënë në shënjestër nga autoritetet.

Shumë shpejt pritet që autoritetet shqiptare dhe ato britanike të nisin hetimet në radhët e politikanëve dhe bosëve të krimit që pastrojnë para. Britania e Madhe ka vendosur që të pastrojë bankat e shtetit të saj nga paratë e pista. Londra është kthyer në qendrën e fshehjes së parave të korrupsionit. Burime për Gazetën “Sot” kanë zbuluar se në “Kutinë e Pandorës” që pritet të hapet në ditët në vijim nga Londra, do të dalë emri i një politikani shumë të njohur në Shqipëri, të cilit i kanë piketuar pasuri marramendëse, e së shpejti do të bllokohen dhe do të zbardhen të gjitha gjurmët e tij në paratë e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Zyrtarët e lartë në Shqipëri janë përpjekur të tregohen të zgjuar duke pastruar para nëpërmjet personave të tjerë të rrethit të tyre familjar.

Sipas gazetës “Sot” një politikan shqiptar është kapur “mat” duke përdorur skemën e sipërpërmendur, duke përdorur njerëzit e tij më të ngushtë për t’ju fshehur drejtësisë. Investimet e tij në Londër, kanë rënë në sy dhe në kuadër të hetimeve të thelluara në ditët në vijim, pritet që të gjithë pasurinë prej 400 milonë paundësh t’ia vënë nën sekuestro. Midis autoriteteve shqiptare dhe britanike në vijim do ketë një bashkëpunim konkret, ku do ketë ndihmë dhe pajisje për të goditur krimin e organizuar dhe për të luftuar pastrimin e parave.

Pritet që britanikët të sjellin në vendin tonë dosjet me informacione për politikanët. Shumë prej llogarive janë interceptuar, por plani është që me presionin e Perëndimit për arrestimin e “peshqve të mëdhenj” si kusht kryesor për futjen në Bashkimin Evropian, SPAK me informacionin në tryezë do të nisë goditjet në nivele të larta. Në këtë mënyrë FBI, Interpol, Europol dhe vende si Gjermania, Britania, Italia, etj, do japin ndihmë që të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Rama bën liderin e fortë duke prëmtuar se në Ukrainë do të rindërtojmë banesat e Irpinit

0

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor do të bashkojnë përpjekjet për të rindërtuar disa lagje në qytetin e shkatërruar Irpin.

“Ne e pamë Irpinin nga afër. Më vjen mirë që pranuat propozimin tonë për të bashkuar përpjekjet dhe për të ndërtuar një lagje ose shtëpi të caktuara në Irpin. Ne duam ta bëjmë këtë në mënyrë ballkanike, pa burokraci të panevojshme”, tha Rama.

“Personalisht, hezitoja të vija në Ukrainë, pasi përmasat e këtij tmerri janë të skajshme dhe mundësia që ka Shqipëria për të ndryshuar fatin e kësaj lufte nuk është fare e mjaftueshme. Por, në të njëjtën kohë nuk mund të mos i përgjigjesha ftesës suaj”, shtoi Rama në fjalën e tij.

Gjithashtu, Rama mbështeti aspiratën e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian: “Dua të them qartë se jemi shumë të lumtur që Ukraina të marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian. BE-ja nuk e ka mbajtur fjalën për ne dhe ndoshta njerëzit mendojnë se ne nuk ndihemi mirë nga kjo, por nuk është e vërtetë. Jemi të angazhuar për rrugëtimin tonë evropian për të ardhmen e brezave tonë të ardhshëm. Nga ana tjetër, e kuptojmë që Ukraina e kërkon menjëherë statusin e vendit kandidat dhe keni mbështetjen tonë të plotë për këtë”.

Rudina Hajdari largohet nga Sali Berisha/ Poston foton pe po çudit të gjithë

0

Rudina Hajdari duket se e ka kuptuar që nuk i përket politikës… Që pas mpleksjes me Berishën kur ky i fundit rimori PD, megjithëse e konsideronte si të padenjë “pasi nuk ka ç’ka jep më shumë”, Rudina i është futur kamarierllëkut.

Ajo ka hequr kostumin formal dhe ka veshur uniformën e kamarieres. “Një kujtim nga dita e punës si kameriere. Si ju duket? Më shkon?”, ka shkruar Hajdari në rrjetet sociale.

Mendoni se i shkon? Më mirë politikane apo kamariere?

Shpejt aksioni model Kroat i FBI dhe DEA, për dosje konkrete të kapove të 4 Klaneve Mafioze

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar, Gledis Nano, zbuloi qëllimin e vizitës së tij në Uashington, ku për herë të parë kreu i Policisë së Shtetit pritet nga drejtori i FBI-së, Cristopher Wray.

Në një intervistë për ‘Panorama’, Nano tha se takimet me drejtuesit e agjencive amerikane kanë qëllim rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Sipas tij, Policia e Shtetit ka zhvilluar shumë operacione me FBI-në, DEA-n, me Zyrën e Sigurisë së Ambasadës Amerikane e me agjencitë të tjera ligjzbatuese amerikane. Ambasada amerikane në Tiranë shpërndau pamjet nga takimi dhe një mesazh ku shkruan se vizita e Gledis Nanos “përforcoi më tej bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Qeverisë së SHBA”.

“Përveç takimit të tij me drejtorin e FBI-së Wray, z.Nano takoi gjithashtu Zëvendësndihmësprokurorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, Bruce Swartz, Shefin e Operacioneve të Jashtme të Administratës për Zbatimin e Çështjeve Narkotike (DEA), George Papadopoulos, dhe drejtues të lartë nga Byrotë e Departamentit të Shtetit për Sigurinë Diplomatike dhe Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit”, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj në rrjetet sociale.

Z. Nano, çfarë rëndësie kishte vizita juaj e fundit në Uashington DC?

GLEDIS NANO: Që prej fillimit në këtë detyrë shumë të rëndësishme, të vështirë, por shumë fisnike, një prej prioriteteve kryerole të punës sime ishte dhe është forcimi i bashkëpunimit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, në veçanti me partnerët strategjikë siç janë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë udhëtova në Uashington DC me shefen e Zyrës së Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe kjo tregon qartë se vizita ishte e një rëndësie të veçantë, që i shërbeu forcimit të bashkëpunimit, rritjes së besimit dhe mbështetjes nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, agjencitë ligjzbatuese amerikane dhe Policia amerikane.

Takimet me zyrtarët e lartë të agjencive ligjzbatuese amerikane kishin si qëllim rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, si dhe për të përforcuar marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunuese midis Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-së.

Në cilat fusha është fokusuar konkretisht bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe institucioneve ligjzbatuese amerikane?

Bashkëpunimi i Policisë shqiptare me agjencitë ligzbatuese amerikane dhe ambasadën e SHBA-së në Tiranë është kompleks në shumë fusha, duke nisur me fushën e sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në fushën e trajnimeve dhe asistencës teknike dhe logjistike.

Ju jeni i pari Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar që takoni drejtorin e FBI-së në detyrë. Si shkoi takimi me z. Cristopher Wray?

GLEDIS NANO: A konkluduat në diçka konkrete? Takimi me drejtorin e FBI-së ishte një takim shumë i rëndësishëm, çka tregoi besimin e tij te lidershipi i Policisë shqiptare dhe njëherazi mbështetjen e FBI-së për Policinë shqiptare. Më gjatë nuk preferoj të flas për detaje të takimit pasi i përkasin punës policore, që nuk është e nevojshme për ta bërë publike. U bisedua për çështje konkrete, të cilat janë shumë sensitive dhe në fazë hetimi.

FBI a është angazhuar drejtpërdrejt në ndonjë çështje që përfshin shqiptarët dhe Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe sfidave të tjera?

Përderisa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë shqiptare shoqërohej në këtë vizitë shumë të rëndësishme me shefen e Zyrës së Sigurimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe gjatë vizitës disaditore takimet ishin të nivelit të lartë dhe me shumë rëndësi në fushën e sigurisë dhe luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, tregon qartë që agjencitë ligjzbatuese amerikane tashmë janë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë shqiptare.

A ka dosje konkrete, kriminelë apo organizata kriminale, si dhe çështje konkrete, për të cilën keni kërkuar ndihmën e SHBAsë, FBI-së dhe DEA-s, për ta hetuar apo për ta goditur?

GLEDIS NANO: Siç e theksova, Policia e Shtetit ka zhvilluar shumë operacione me FBI-në, DEA-n, me Zyrën e Sigurisë së Ambasadës Amerikane e me agjencitë të tjera ligjzbatuese amerikane, gjë që tregon qartë që jemi në procese zhvillimi për të goditur grupet e krimit të organizuar që operojnë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, të kontrabandës, të korrupsionit, të pastrimit të parave, të terrorizmit etj. Them me bindje se kemi kapacitet për t’iu përgjigjur dhe për të punuar krah për krah me Policitë e vendeve perëndimore. Për shkak të sekretit hetimor nuk mund të bëj me dije asnjë detaj më shumë nga këto takime dhe zhvillime që presim në të ardhmen.

A ka shqetësim konkret për veprimtarinë e kriminelëve shqiptarë në SHBA?

GLEDIS NANO: Në SHBA nuk ka shqetësim konkret për veprimtari kriminale të shtetasve shqiptarë në SHBA, por bashkëpunimi mes Policisë shqiptare dhe SHBA-së ka për qëllim të luftojë veprimtarinë e organizuar kriminale përtej SHBA-së, në Europë e më gjerë.

Cilin vlerëson Shqipëria dhe SHBA si aktivitetin më shqetësues të krimit shqiptar në botë?

GLEDIS NANO: Duke iu referuar analizave të përbashkëta dhe operacioneve ndërkombëtare, rezulton se veprimtaria më e theksuar e shtetasve shqiptarë jashtë vendit është e përqendruar më shumë në fushën e narkotikëve, krimeve ndaj pronës dhe personit, kontrabandimit të personave.

DEA, a ka shqetësim konkret për grupet shqiptare të krimit të organizuar që merren me trafikun e drogës. Konkretisht?

GLEDIS NANO: Siç jeni në dijeni nga njoftimet e herëpashershme që kemi dhënë për operacionet ndërkombëtare, kryesisht kundër trafikimit të lëndëve narkotike ku DEA ka qenë pjesë ose drejtuese e operacioneve, tregon se trafikimi i lëndëve narkotike është prioritet jo vetëm i agjencive ligjzbatuese amerikane, jo vetëm për Policinë shqiptare, por për të gjithë partnerët tanë që bashkëpunojmë.

A po e asistojnë FBI dhe DEA Policinë shqiptare? Ku dhe si?

GLEDIS NANO: Pa asnjë diskutim që mbështetja dhe asistenca e FBI-së është shumë e rëndësishme dhe prezente. Kjo mbështetje dhe asistencë u konfirmua edhe nga vetë kreu i FBI-së gjatë takimit shumë të rëndësishëm që zhvillova me të, në Uashington DC.
Ambasadorja Yuri Kim deklaroi në konferencën antikorrupsion se Shqipëria ndodhet në një moment kritik se kush do të zotërojë krimi i organizuar dhe oligarkët apo njerëzit normalë. Si e vlerësoni ju si numri 1 i Policisë shqiptare këtë?

GLEDIS NANO: Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit e pastrimit të parave është prioritet kryesor i punës së Policisë së Shtetit dhe kryefjala e bashkëpunimit me partnerët dhe në veçanti me partnerët strategjikë, ndaj parë në këtë kontekst, deklaratën e ambasadores Yuri Kim e vlerësoj si një apel për më shumë rezultate në këtë drejtim.

E fundit, a është diskutuar në SHBA për çështjen e personave “non grata” nga DASH dhe a janë kërkuar prova konkrete për veprimtarinë e tyre apo persona të tjerë që mund të shpallen “non grata” në të ardhmen?

GLEDIS NANO: Më lejo të riktheksoj se kjo vizitë kishte një rëndësi të veçantë dhe për këtë jam shpresëplotë se në vijim Policia e Shtetit do ketë më shumë rezultate, më shumë besueshmëri, më shumë mbështetje nga partnerët, por më shumë përkrahje nga vetë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, për rezultatet që do kemi në vijim.

Dua të garantoj qytetarët se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e vendosur për të punuar ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin, si dhe për të parandaluar dhe goditur çdo paligjshmëri, me qëllim që të krijojmë një ambient sa më të sigurt për të ardhmen e fëmijëve tanë. Panorama.

EMRAT / Presidenti i Republikës dekreton emërimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë

0

Presidenti Ilir Meta emëron në Gjykatën e Lartë Margarita Buhalin dhe Enton Dhimitrin. Me emërimin e Buhalit dhe Dhimitrit Gjykata e Lartë bëhet me 15 anëtarë nga 19 që ka në përbërje.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në datën 10 qershor 2022, ka administruar propozimet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, për emërimin e 2 (dy) anëtarëve të rinj në Gjykatën së Lartë, znj.Margarita Buhali dhe z.Enton Dhimitri, të cilët janë përzgjedhur për t`u emëruar në këtë Gjykatë përmes procedurave të ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqësorit.

Presidenti Meta, pasi u njoh me vendimmarrjet respektive të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimet e përcjella nga ky organ, së bashku me praktikat dokumentare të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura për kandidim që prej muajit shkurt 2020, me vullnetin e plotë që Gjykata e Lartë të plotësohet me të gjithë trupën e nevojshme të saj, ku me mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh, si dhe duke vlerësuar të mirëqenë verifikimin dhe vlerësimin prej KLGJ-së për dy kandidaturat e propozuara, ka vendosur të shprehet pa vonesë për pranimin e propozimeve të KLGJ-së.

Për këto arsye, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pikat 11 dhe 13, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Presidenti Meta, përfundimisht ka pranuar propozimet e KLGJ-së, dhe:

• Me Dekretin nr. 13697, datë 14.06.2022, ka vendosur që znj.Margarita Buhali të emërohet gjyqtare e Gjykatës së Lartë;

• Me Dekretin nr. 13698, datë 14.06.2022, ka vendosur që, z.Enton Dhimitri të emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Së bashku me këto 2 (dy) emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 15 anëtarë, nga 19 anëtarë, që kjo Gjykatë duhet të ketë në përbërjen e saj, sipas vendimmarrjes së KLGJ-së.

Ky është një tjetër hap pozitiv drejt funksionalitetit të plotë të Gjykatës së Lartë.

Pas 5-vitesh pamundësie për të ushtruar plotësisht funksionet themelore të saj, me këto 2 (dy) emërime të reja, mund të thuhet se Gjykata e Lartë ka dalë nga zona e rrezikut dhe e pamundësisë së funksionalitetit të plotë të saj për të përmbushur misionin dhe autoritetin sublim sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Deri tek i madhi hajdut, bëhuni gati për burg/ Konfiskohen 25 pasuritë e vëllait të deputetit të fituara me të vjedhur

0

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për konfiskimin e pasurive të Gazmend Mahmutaj, vëllai i deputetit të PD i rreshtuar me Berishën, Kasem Mahmutaj. 25 pasuritë janë provuar si të përfituara nga aktiviteti kriminal dhe me vendimin e sotëm, janë konfiskuar.

Gjykata e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e prokurorëve të SPAK dhe vendosi nën sekuestro disa apartamente, makina, pesë kompani, etj. Çështja u ankimua nga vëllezërit Mahmutaj por sot Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm, duke i dhënë atij formë të prerë.

Nga sot, pasuritë e Gazmend, Behar dhe Kasem Mahmutaj kanë kaluar në pronësi të shtetit shqiptar. Ato ishin në emrin e vetë subjektit Gazment Mahmutaj, vëllait tjetër Behar Mahmutaj dhe deputetit Kasem Mahmutaj. I pari ka qenë edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

Pasuritë e konfiskuara të Kasem Mahmutaj, Gazmend Mahmutaj, Behar Mahmutaj dhe Liri Mahmutaj

  1. Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2 Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
  2. Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2 ,Bashkia Berat. me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
  3. Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2 Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpronësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.
  4. Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2 Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj.
  5. Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2 Bashkia Berat, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
  6. Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
  7. Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
  8. Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
  9. Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2  Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
  10. Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2 Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj.
  11. Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
  12. Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.721, datë 29.12.2016, Berat.
  13. Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.720, datë 29.12.2016, Berat.
  14. Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot.197, Berat.
  15. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.7675, e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
  16. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.721, e datës 29.12.2016, Berat.
  17. Automjet i llojit furgon, i markës “Fiat Iveko”, me targë BR5786A, me nr. shasie ZCFC3561005130096, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
  18. Automjet i llojit autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie WDB1680331J122871, në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj.
  19. Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamionçinë, me nr. shasie KPTC0B1KS7P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj.
  20. Automjeti i llojit autoveturë, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. shasie KNEBA24338T624708, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
  21. 50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifikuar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
  22. Subjekti me NIPT K32515133U, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë një katëshe me nr. pasurie
  23. 3/6, zona kadastrale nr.8501, Berat.
  24. Subjekti me NIPT K32515135N, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ne fushë veprimtarie shtypshkronjë,
  25. me datë regjistrimi 01.11.1999.
  26. Subjekti me NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea Hotel”, me administratore shtetasen Ajda Mahmutaj dhe me ortak shtetasen Sanjola Mahmutaj.
  27. Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, data e regjistrimit 16.07.2015, ndodhur ne Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me nr.13/241. Objekt i veprimtarisë “Studio Fotografike”.

Gazment Mahmutaj, ka qenë i dënuar me burg për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni nga drejtësia italiane. Më 18 nëntor 1998, Gazmend Mahmutaj, një personazh i njohur i botës së krimit në Berat, ishte duke kaluar tranzit në aeroportin ”Malpensa” në Milano bashkë me një grup parlamentarësh shqiptarë që shkonin për në Parlamentin Europian, në një konferencë për krimin e organizuar.

Mahmutaj, e dinte që ishte në kërkim nga autoritetet italiane, ndaj u paraqit në Milano me një dokument të falsifikuar me emrin Raqi Gjoni. I lidhur me emrin e tij ka qenë edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, pasi sipas Gjykatës së Apelit në Milano, me një vendim të 23 prillit 2000, Mediu, ka favorizuar kalimin e tij në vendin fqinj. Më vonë, me një vendim nga Gjykata e Lartë, Mediu u shpall i pafajshëm.

Si përdoren taksat e shqiptarëve/ RENEA braktis vendin për të ruajtur Elisa Spiropalin me Ramën në Kiev

0

ENEA është shfaqur në Ukrainë.

Kryeministri Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, sot ndodhen në Kiev me ftesë të Presidentit Volodymyr Zelensky.

Forcat RENEA shoqërojnë EWlisa Spiropalin dhe dy kryeministrat shqiptarë për të siguruar mbrojtjen e tyre.

Ata shfaqen në videon e publikuar në Facebok nga Abazoviç gjatë vizitës në Irpin.

Polici gjerman shqiptarit: ‘Kthehu te ai vendi yt i derrave’! Video bën namin në Tik-Tok, nisin hetimet për racizëm

0

Berlin- Kur u duk se gjithçka ishte harruar, befas videoja me protagonist një polic gjerman bëhet virale në Tik-Tok. Ndaj tij nisin hetimet.

Në video shihet polici gjerman që lëshon fyerje raciste ndaj një personi.

Sipas gazetës BILD, autoritetet kanë nisur një hetim ndaj policit në fjalë. Videoja është xhiruar nga personi i abuzuar.

“Ma hiq këtë celular m…,” thotë polici me uniformë. Pasi personi kundërshton, ai reagon sërish.

“Ik zhduku. Më mirë ik se do e harroj. Ik, kthehu te ai vendi yt i derrave”, thotë polici.

Sipas transmetuesit Hessen Schau, ngjarja ka ndodhur në vitin 2020. Video e policit 34-vjeçar u hodh fillimisht në YouTube, por kaloi pa zhurmë. Kur video u ripostua në TikTok, ajo u bë virale.

Mediat gjermane shkruajnë se viktima e racizmit është një shqiptar, i cili për momentin ndodhet në Shqipëri. Ai nuk ka ngritur një padi, por autoritetet i kanë bërë thirrje që ta bëjë diçka të tillë.

Edhe pse shqiptari mendohet se ishte problematik, policia thotë se një sjellje e tillë nga uniformat blu është plotësisht e papranueshme. “Edhe në situatat më të vështira, ne duhet të ruajmë qetësinë,” tha një zëdhënës i policisë.

LIVE/ Rama, Spiropali dhe Abazoviç në Kiev, avancojnë rusët: Zhvillime dramatike në Ukrainë

0

Lufta është duke u zhvilluar e ashpër në lindje të Ukrainës ku rusët dhe ushtria vendase janë duke u përballur në një distancë të vogël për kontrollin e qytezave. Fronti është aktualisht në Severodonetsk, një zonë kyçe për kontrollin e Donbasit.

Ndryshe nga fronti i Kievit, rusët duken disi më të organizuar në lindje duke marrë pak nga pak zonat nën kontroll. Ekspertët e luftës vlerësojnë se nëse rusët marrin Severodnetskun dhe zonat përreth, atëhere e kanë hapur rrugën për kontrollin e Donbasit duke përmbushur kështu një ndër synimet e para të Putinit mbi luftën në Ukrainë.

Aktualisht, rusët kanë nën kontrolle dhe rajonet jugore të Ukrainës siç janë Khersoni bashkë me rrethinat krahas Krimesë së aneksuar.

Gjatë ditës së sotme në Ukrainë janë edhe kryeministrat Rama dhe Abazoviç pas një fluturimi që bën bashke me të njëjtin avion dhe 12 orëve rrugëtim me tren.

Rama është i shoqëruar nga ministrja Elisa Spiropali, ndërkohë që për sigurinë e tij atje janë përgjegjëse Forcat Speciale RENEA.

Ndiqni më poshtë gjithçka ka ndodhur sot në Ukrainë:

Ukraina ka publikuar shifrat e përditësuara të humbjeve ushtarake ruse që prej fillimit të Luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt. Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtria e tyre ka vrarë më 32.750 rusë, sipas skynews.

Ukraina pretendon se të paktën 250 ushtarë rusë janë vrarë në konflikt në 24 orët e fundit. Sipas raportit të ushtrisë, Ukraina ka shkatërruar 1.440 tanke, 3.528 automjete të blinduara, 722 sisteme artilerie, 230 raketahedhës, 97 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Gjithashtu, forcat ukrainase kanë shkatërruar 213 avionë, 178 helikopterë dhe 591 dronë.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas bëjnë me dije se 313 fëmijë janë vrarë dhe 579 të tjerë janë plagosur si pasojë e luftës ruse në Ukrainë. Sipas autoriteteve shumica e viktimave të fëmijëve u regjistruan në rajonet e Donetsk,  Kharkiv , Kiev , Chernihiv , Luhansk, Kherson  dhe Mykolaiv.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëme të rënda, miliona qytetarë janë larguar nga vendi për t’i shpëtuar bombardime ruse.

09:48 – Rusia përsërit thirrjen: Të dorëzohen ushtarët ukrainas në Severodonetsk

Rusia u ka thënë forcave ukrainase të strehuara në një fabrikë kimike në qytetin e goditur të Severodonetsk që të dorëzojnë armët, duke nxitur avantazhin e saj në betejën për kontrollin e Ukrainës lindore.

“Luftëtarët duhet të ndalojnë rezistencën e tyre të pakuptimtë dhe të dorëzojnë armët nga ora 8 e mëngjesit me orën e Moskës”, tha për agjencinë e lajmeve Interfax Mikhail Mizintsev, kreu i Qendrës së Menaxhimit të Mbrojtjes Kombëtare të Rusisë.

Civilët do të largoheshin përmes një korridori humanitar, tha Mizintsev.

Ukraina thotë se më shumë se 500 civilë janë bllokuar së bashku me ushtarët brenda fabrikës kimike Azot, ku forcat e saj i kanë rezistuar javëve të tëra bombardimeve dhe sulmeve ruse që kanë rrënuar pjesën më të madhe të Severodonetsk.

09:19 – Furnizimi i Ukrainës me armë, ministrat e NATO-s ,mblidhen sot në Bruksel

Përparimi i forcave ruse në Donbas është shoqëruar me thirrjen e zyrtarëve të lartë ukrainas, të cilët kanë bërë thirrje për më shumë armë nga Perëndimi, sipas BBC.

SHBA dhe Britania e Madhe tashmë janë zotuar të furnizojnë Ukrainën me një numër të vogël raketash. Por Ukraina ka deklaruar se ka nevojë për më shumë armë. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin do të kryesojë një takim në Bruksel të grupit më të mad prej pothuajse pesëdhjetë vendesh, të angazhuar për të mbështetur Ukrainën dhe për të disktutuar se çfarë mund të bëhet më shumë.

Ministrat e NATO-s do të diskutojnë gjithashtu kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësimin në NATO.

Turqia megjithatë ka thënë se do të shtyjë aplikimin e tyre për më shumë se një vit nëse nuk i jepet garancia se shqetësimet e saj në lidhje me mbështetjen për separatistët kurdë do të marrin zgjidhje.

08:52 – Për herë të parë, sot hapet korridori humanitar në Severedonetsk

Severodonetsk është përballur me sulmet e vazhdueshme të forcave ruse gjatë javëve të fundit ndërsa rreth 80% e zonës tani kontrollohet nga Moska, sipas skynews.

Rusia tha se një korridor humanitar do të hapet për 12 orë nga ora 08:00 me orën e Moskës, duke i zhvendosur njerëzit në veri në territoret e pushtuara. Kjo është hera e parë që tentohet hapja e një korridori humanitar nga Severodonetsk. 

Ndërkohë, Moska u ka bërë thirrje forcave ukrainase në uzinën kimike Azot të dorëzohen. Rreth 12,000 persona kanë mbetur të bllokuar, duke përfshirë disa qindra që janë të strehuar në uzinë.

Severodonetsk është shkëputur kryesisht nga pjesa tjetër e Ukrainës pasi forcat ruse shënjestruan tre ura kryesore që e lidhin atë me rajonin e Luhanskut.

Në Peshkopi shijohet kultura Amerikane

0
🇦🇱 | Vijon udhëtimi me autobusin e Këndit Amerikan Lëvizës, teksa autobusi vizitoi ditën e djeshme qytetin e Peshkopisë. Falenderojmë të rinjtë dhe banorët e Peshkopisë për një pritje dhe pjesëmarrje të tillë! Kaluam një mbrëmje të mrekullueshme me një shije të kulturës amerikane, duke festuar 100-vjetorin të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Pjesëmarrësit vizitituan përmes realitetit virtual vende të famshme në SHBA, shijuan lojëra, muzikë dhe dhurata të shumta, dhe fëmijët u argëtuan duke parë një shfaqje të filmit “Zootopia”. Rrjeti ynë i ri Dixhital Rinor po rritet me shpejtësi me të rinj që duan mësojnë më shumë rreth programeve të Ambasadës dhe si të studiojnë në Shtetet e Bashkuara. Aventurat tona vazhdojnë teksa Mobile American Corner niset drejt Beratit të premten. Mezi presim të vizitojmë qytetin e një mijë dritareve! Ejani na vizitoni pranë autobusit ditën e premte më 17 qershor nga ora 10:00-15:00 në shëtitoren e qytetit.
🇺🇸 | The Mobile American Corner road trip continues as the bus visited the city of Peshkopi yesterday. Our special thanks to the youth and residents of Peshkopi for such a wonderful welcome and turnout! We had a great evening with a taste of American culture and a celebration of 100 years of relations between the United States and Albania. Guests went on virtual reality visits to famous U.S. sites, enjoyed numerous games, music, and giveaways, and the kids enjoyed watching a screening of “Zootopia.” Our new Digital Youth Network is growing quickly with young people eager to learn more about the Embassy’s programs and how to study in the United States. Our adventures continue as the Mobile American Corner heads south to Berat on Friday. We look forward to visiting the city of a thousand windows! Come visit us at the bus on Friday, June 17 from 10:00-15:00 at the city promenade.

POSTIMET E FUNDIT