
| Vijon udhëtimi me autobusin e Këndit Amerikan Lëvizës, teksa autobusi vizitoi ditën e djeshme qytetin e Peshkopisë. Falenderojmë të rinjtë dhe banorët e Peshkopisë për një pritje dhe pjesëmarrje të tillë! Kaluam një mbrëmje të mrekullueshme me një shije të kulturës amerikane, duke festuar 100-vjetorin të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Pjesëmarrësit vizitituan përmes realitetit virtual vende të famshme në SHBA, shijuan lojëra, muzikë dhe dhurata të shumta, dhe fëmijët u argëtuan duke parë një shfaqje të filmit “Zootopia”. Rrjeti ynë i ri Dixhital Rinor po rritet me shpejtësi me të rinj që duan mësojnë më shumë rreth programeve të Ambasadës dhe si të studiojnë në Shtetet e Bashkuara. Aventurat tona vazhdojnë teksa Mobile American Corner niset drejt Beratit të premten. Mezi presim të vizitojmë qytetin e një mijë dritareve! Ejani na vizitoni pranë autobusit ditën e premte më 17 qershor nga ora 10:00-15:00 në shëtitoren e qytetit.