Kreu Blog Faqe 913

President Bajram Begaj, në dokumente zyrtare Bajram Bega

0

Por, sido të venë punët, më keq nuk ka. Nuk mund të kërkojmë risi andej nga presidenca, kur hajduti më i famshëm i historisë, me parlament jesmenësh, përzgjedhin kreun e shtetit, siç zgjodhi Ilir Metën, pesë vjet më parë.

Shkruan Sokol Pepushaj

Ilir Meta do ta kalojë jetën në burg. Asgjë e çuditshme s’po ndodh. Thjeshtë njerëzia mendojnë se po, një Meteor, si zakonisht, ose do qarkullojë pa problem nëpër orbitë, ose do të përplaset e do të dëmtojë  shumëçka. Kështu është krijuar perceptimi për Presidentin e Republikës, se nuk thërrmohet lehtë, pa lënë pasoja të dukshme në jetën shoqërore e ekonomike të 32 viteve të fundit.

Kjo e vërtetë kërkon vëmendje, pasi as ra vetë, as është Meteor. Ilir Meta është njëri ndër 4 Yjet, këtej të pagëzuara si 4 Klanet Mafioze, që vdiq.

Ata që njohin paksa universin, e dinë se energjitë e yjeve kalojnë faza  impulsive dhe djegia e Yllit realizohet mes tërheqjes së gravitetit dhe presionit repulsiv.

Ja, ky proces është në fund.

Si paratest i pasimazheve të pasfoltoreve, kemi ndeshjen normale mes  gravitetit dhe presionit.

Edi Rama po djersin t’i mbajë në jetë “Yjet”, ose edhe të gjenerojë të tjerë,  përmes ndeshjes së atomeve. Por në Qiellin e Ballkanit ka shumë mjegull dhe zemërimi i Zeusit me bijtë e vet është i paparashikueshëm. Do të ndëshkohen me burg ata që kanë mëkatuar, duke vjedhur pasurinë e të tjerëve.

Sapo Zeusi lëshoi këtë “vetëtimë”, Ylli i fatkeqësive të tre dekadave të fundit, u bë flakadan.

Ju që e shijoni mitologjinë greke, e dini se Siriusi, është Ylli fatkeq i prodhimit.

Sapo Yuri Kim lëshoi bubullima, shi e breshër dhe lajmëroi se Siriusi dhe tre Yje të tjerë po vdesin, pra 4 Klanet Mafioze u çatrafiluan.

Secili rriskoi duke humbur miq për të fituar armiq.

Ilir Meta e nxori syrin si dac pas perdes së Syrit qorr të Çim Pekës e lajmëroi fatkeqësi të madhe për këdo që e nguc pasurinë e tij.

Ati i Rrugës së Elbasanit, do qëndrojë në Malin e Ides e do i mbyllë në burg hajdutët, kurse Siriusi i Sarajit të Krimit, do të vendosë tanket tek Mali me Gropa dhe do t’i nisë për në Had kundërshtarët.

Kjo është akuza publike, Ilir Meta ka vrarë njerëz.

Sot gjithë shtypi lakon emra konkret që Ilir Meta ka paguar për vrasje kundërshtarësh politikë dhe ekonomikë. Shtypi flet nga halli, se zëri mori dhëne, por nuk e çelin gojën Edi Rama, Sali Berisha, Fatos Nano, as Pandeli Majko që ka vënë dorën sikur i dhemb dhëmballa.

Dhe vërtetë, bashkëpunimi i 4 Klaneve Mafioze, haptas antiamerikane, e ka lënë çdo shqiptar vetëm në shoqërinë e Perëndisë së Botës së nëndheshme.

Në kohën kur Zeusi mendonte për një izolim katatorik të Siriusit, jo nga palëvizshmëria, por nga mungesa e popullzimit dhe pamundësisë së riprodhimit të emocioneve në eksperienca sërishmi politike, ai arriti t’ kthejë pas bubullimat, të qëndrojë në krye të shtetit, mbështjellë me flamurin kombëtar dhe me kushtetutë në dorë.

Ishte lojë shkarkimi i Presidentit.

Ne e kemi shkruar që në momentin e parë. Në dokumentin Themeltar të Shtetit është betuar President Ilir Metaj, në shkarkim nga Parlamenti kishim tjetër emër, Ilir Meta. Emrat që kanë mbajtur përbri titullin President, ngjan se mbijnë nga një botë plot mistere. Pas Ilir Metës po flitet se President Republike do kemi një ushtarak me emrin Bajram Begaj. Një dosje e trashë plot krime është e pazbardhur në SPAK për tjetërsim të 137 hektarëve prona në bregdet dhe shtetasi me emrin Bajram Begaj, normalisht sot duhej të ishte nën akuzë, jo i gatshëm të ndërrohet me Ilir Metën në shkallët e presidencës. Këta hajdutët e parlamentit, nuk e kanë për gjë që të përsërisin skemën e para pesë viteve me Ilir Metaj dhe Ilir Meta. Pra, Presidenti i Republikës, në sy të gjithë botës, të betohet si Bajram Begaj e të firmosë në emër të Republikës si tjetërkush, si Bajram Bega.

Se ka ndodh çka nuk duhet, zemërimi i Zeusit sot ngjan përtej përçarjes së politikës, përtej konflikteve false, duke gjeneruar një mision politik kombëtar për të dyja kampet.

I humburi në humbëtirë, hajduti në burg.

Vlerat e theksuara të pavlefshmërisë; përkrahja e mbështetja e Edi Ramës, prekja e mosfunksionimit normal të opozitës, haluçinacionet për Zeusin apo Yllin ndriçues, janë evidente. Por, sido të venë punët, më keq nuk ka. Nuk mund të kërkojmë risi andej nga presidenca, kur hajduti më i famshëm i historisë, me parlament jesmenësh, përzgjedhin kreun e shtetit, siç zgjodhi Ilir Metën, pesë vjet më parë.

Të gjithë janë aktivë, por zemërimi i Zeusit me bijtë e vet dhe hija e keqe e Siriusit, kanë ndërgjegjësuar konceptin barbar për një fund, si me thënë, me shkulje nga rrënjët të farës së keqe të 32 viteve të fundit.

Kur të bjerë Qeveria, le të shkojë edhe Presidenti, nëse Rama me qëllim ka përzgjedhë një pasues të Ilir Metës.

Ajo që bindemi, është se këtë herë, Zeusi nuk e ka nxjerr Yllin në horizont për të trembur miletin, edhe nëse Rama ka vënë kusht si me Ilir Metën; Betimi si President Bajram Begaj, në dokumente zyrtare Bajram Bega.

Sido, kryefjala sot është se Ilir Meta, me sot a me nesër, do të arrestohet./Pamfleti

Gazetari Artan Hoxha akuzë publike Edi Ramës/ Të gjitha vilat e politikanëve e pushtetarëve janë plot hashash, i ruan policia nga populli

0

Gazetari Aetan Hoxha ka deklarυar se në zona rezidenciale në Tiranë po kυlt.ivohet ka.nabis. Në stυdion e Radar Informativ, Hoxha tha se vila të sht.renjta janë kthyer në “shtëpi” ba.ri.

“Pse υ shυmëfishυan ta i shtëpitë e ba.rit. Sepse shυmë shqiptarë që υ morën me kυl.tivimin kan.abisit në Angli e mësυan atje dhe e sollëm këtυ. Ne nυk dimin ta bënim. Ata erdhën që andej kanë sjellë tek.nikën, paj.isjet. Kam parë raste në 2013, 2014 por tani e kanë sofi.stikυar. Kanë infrast.rυktυrën dhe mje.tet dυhυra.

Nëse OSHEE nυk bash.këpυnon me pol.icinë, se kërkon shυmë energji…ka informacion që në zona rezidenciale kυ edhe υnë nυk hyj dot, komplekse kυ rrinë VIP-a, kυ ka vila nga 500 mijë eυro, janë marrë vila dhe është mbjellë aty sepse policia aty nυk hyn dot. Nυk të shkon mendja se ai mυnd të marrë një banesë me qira me 200 eυro në mυaj dhe ta kthejë në shtëpi ka.na.bisi.

Aktυalisht në Tiranë në zona rez.idenciale po kυlt.ivohet ka.nabis në zona të mbyllυra. Aty i shpëton kontrollit. Υ bëj thirrje banorëve të këtyre zonave nëse ndjejnë va.pë dυhet të gjejnë vigj.ilentë se aty dυhet të jetë ndonjë shtëpi ba.ri me ll.ampa. Në këto zona kυ jetojnë, politikanë, Vip-a po përdoren banesa nga gr.υpet kri.mina.le për të kυlt.ivυar kan.abis. Dυhet të ketë një plan kom.bëtar për ta godi.tυr”, υ shpreh ai.

SPAK “pastron” Gjeneral Bajramin, s’del hajdut…

0

Gjeneral Major Bajram Begaj, i zgjedhur nga Partia Socialiste për të qenë President nuk është nën hetim nga SPAK. Burime zyrtare bënë me dije se ndaj Begajt nuk ka asnjë hetim, ndaj ai nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë kreu i ri i shtetit.

Prokuroria Speciale ka regjistruar procedim penal për bazën e Shëngjinit, pas kallëzimit të ish-kreut të Forcës Detare Artur Meçollari, por pa emra konkretë, ndaj sipas strukturës antikorrupsion nuk ka asnjë hetim për gjeneral Bajram Begaj.

Më datë 23 maj, SPAK i ka kthyer vetë përgjigje Artur Meçollarit në cilësinë e kallëzuesit, dhe thotë se janë regjistruar dy procedime penale, por në dokument nuk ka emra konkretë.

Më 6 prill 2021, Artur Meçollari ka depozituar pranë SPAK edhe një tjetër padi për shpërdorim detyre në adresë të Gjeneral Major Bajram Begajt, me detyrë shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhisë, me detyrë komandant i Forcës Detare dhe kolonel Altin Kurtit, me detyrë komandant i Policisë Ushtarake.

Sipas padisë, drejtuesit më të lartë të Forcave të Armatosura janë përgjegjës për ndërtimin e paligjshëm, të kryer në brendësi të territorit të Bazës së Shëngjinit.

Ish-Shefi i ushtrisë shqiptare akuzohej për “shpërdorim detyre” lidhur me dhënien e pronave të ushtrisë për klientët e qeverisë. Më 29 korrik 2021, SPAK i konfirmoi se kishte nisur hetimet për të dyja këto padi, ndërsa më 14 shtator 2021 pohoi se nuk kishte ende persona nën hetim.

Kandidati për President Bajram Begaj nën hetim si “Peshk i Madh” që ka vjedhur pasuritë publike, PS në kohë të ndreqë gabimin

0

Kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur si kandidat për president, Shefin aktual të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj.

Por gjeneral-Majori rezulton se është person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me çështjen e pronave të ushtrisë.

Para pak ditësh, SPAK konfirmoi se Bajram Begaj, sot kandidat për President, është nën hetim paraprak në lidhje me pronat e ushtrisë, konkretisht me portin ushtarak të Sarandës që i është dhënë me koncesion grupit Kastrati.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë, personin nën hetim e barazon me të pandehurin.

A ishte në dijeni Partia Socialiste për këtë hetim? Dhe a duhet të kishte marrë ajo informacion nga institucionet per statusin e tij?

Por edhe nëse PS i ka anashkaluar këto hallka, tani media (zoom.al publikoi një shkresë të SPAK) e ka bërë të ditur këtë fakt publikisht. Në të tilla kushte, mbështetja e kësaj kandidature nga radhët e PS-së po shton akoma më shumë gjullurdinë e zgjedhjes së një presidenti për Shqipërinë.

Veç figurës së presidentit, ajo ngre disa pikëpyetje të tjera: çfarë ndodh me hetimet nëse Begaj zgjidhet president? A mund të vazhdojë SPAK ta hetojë nëse Gjeneral-Majori është kreu i shtetit? Mos vallë Rama pengoi kështu SPAK-un që të vazhdonte hetimet për pronat e portit ushtarak në Sarandë, që i janë dhënë me koncesion kompanisë Kastrati?

Për t’u shpallur zyrtarisht President i Republikës, Begajt i duhen 71 vota, që ta marrë më pas detyrën më 24 korrik, kur edhe mbaron mandati i presidentit aktual. Shkëputja e Shqipërisë nga një president problematik si Ilir Meta dhe zëvendësimi i tij (i mundshëm) me një ushtarak nën hetim, në një kohë kur është lobuar vazhdimisht ardhja e një presidenti të duhur për vendin, s’është çudi të intimidojë SPAK-un për të vazhduar punën.

Por çfarë është më e rëndësishme së pari, sa e moralshme është zgjedhja president e dikujt nën hetim për abuzim me detyrën, siç tregojnë dokumentet e publikuara në internet nga gazetari Ferdinand Dervishi./Zoom.al

 

Komisionerët e Vetting-ut njëri pas tjetrit drejt burgut si hajdutë, sot Etleda Çiftja

0

Komisioneria e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Etleda Çiftja është marrë si e pandehur nga SPAK.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se ajo ka kryer deklarim të rremë dhe falsifikim të dolumentave.

Sipas ligjit, në këtë rast pritet që Çiftja të pezullohet nga detyra si anëtare e KPK-së.

Kujtojmë këtu, se SPAK ka marrë të pandehur edhe dy anëtarë të KPA-së, Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin

‘Presidenti i ri Bajram Begaj ’ i kallëzuar në SPAK për hajdut pronash

0

SPAK është duke kryer verifikim për disa zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndër ta edhe kandidati për president, Bajram Begaj.

Këta persona janë kallëzuar nga ish-zëvendëskomandanti i forcës detare Artur Meçollari për shpërdorim detyre mbi tjetërsimin e bazave ushtarake të cilat ndodhen në bregdet.

Përveç BegajtMeçollari ka paditur për bazën e Shëngjinit edhe Ilir Xhebexhian, ish-komandant i Forcës Detare dhe Altin Kurtin, ish-komandant i Policisë Ushtarake.

Ndërsa për bazën e Sarandës, e kallëzuar është ish-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

SPAK, sipas një informacioni të kërkuar nga Meçollari, është duke kryer verifikime për rastin.

A do të ketë guximin Ilir Meta të përballet me Artan Hoxhën?

0

 Shkruan Alba Malltezi

Gazetari Artan Hoxha bëri publikisht një akuzë të jashtëzakonshme për presidentin në fuqi Ilir Meta. E bëri në emisionin “Opinion”, në televizionin kombëtar “Klan”, që është një arenë e preferuar e të gjithë politikanëve më të lartë të shtetit shqiptar në të gjithë kohërat. Dhe kjo deklaratë nuk mund të kalojë si një tym që harrohet në tri ditë.  Nuk ka akuzë më të tmerrshme, nëse është e vërtetë, që një president republike të jetë “porositësi i një vrasjeje”.

Artan Hoxha, një nga gazetarët më të vjetër në tregun mediatik shqiptar, thotë se ka burimet e tij dhe se kjo deklaratë është pjesë e dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani. Dumani, vrasës me pagesë dhe pjesë e grupeve kriminale në Shqipëri, po bashkëpunon me drejtësinë shqiptare pas arrestimit të tij. SPAK e përgënjeshtroi deklaratën e gazetarit duke bërë thirrje që mediat të jenë të kujdesshme, sikur të bëhej fjalë për një informacion rutinë, por që në të vërtetë është shumë më shumë se një gjë e tillë.

Presidenti i Republikës, zëdhënësit e tij politikë e shoqërorë, të cilët janë kurdoherë gati të flasin e të stërflasin, këtë herë reagimet i kanë me pikatore. Të parat janë kundërakuza për gazetarin, duke e etiketuar “të shitur” apo “pjesë të lojës së grupeve kriminale”.

Nuk është hera e parë që një gazetar të akuzohet si pjesë e grupeve kriminale, apo deri dhe kapobandë e organizatave që nga Ndrangheta deri te Sacra Corona Unita nga politikanë, por kjo është një “paçavure” alla shqiptare që e thënë kurdoherë e për këdo, është bërë fare qesharake, ndoshta me qëllim. Ngatërrimi i të pavërtetave me të vërtetat apo i kriminelëve me viktimat është një “sport” i praktikuar rëndom në Shqipëri.

Nëse drejtësia shqiptare, djemtë e vajzat që po investohen seriozisht për rimëkëmbjen e dinjitetit të kësaj shtylle jetike të shoqërisë, nuk do ta marrin seriozisht, atëherë ne do të vazhdojmë të notojmë në tymnaja të rrezikshme, ku krimineli nuk dallohet nga viktima dhe palë të treta përfitojnë për arsye të ndryshme t’i mbajnë të ngatërruara rolet në çdo histori.

Eshtë në nder të gazetarisë shqiptare, por edhe të institucioneve që po ngrenë kryet dalë nga dalë çdo ditë, të sqarojnë një situate kaq ekstreme: Kemi një president kriminel, apo një gazetar të dalë nga shinat e të vërtetës? Nuk mund të përplasemi pafundësisht si zogjë e Hiçkokut mureve, duke mbajtur qytetarët në mjegull dhe në padituri.

E vërteta kërkon guxim dhe këtë ja urojmë çdo gazetari që e bën për të mirën e vendit, por edhe çdo pushtetar duhet të ketë në mendje e në zemër vetëm një gjë të tillë: Transparencë maksimale për të ndihmuar që fëmijët tanë nesër të mos vazhdojnë të lundrojnë, si ne sot,  në mjegulla të rrezikshme krim-media-politikë.

Duhet të vijë një ditë që deklaratat poshtë e lart salloneve mediatike apo portaleve, të mos guxohen më të hidhen as për qytetarin më të thjeshtë, as për presidentin e Republikës së Shqipërisë nëse janë shpifje apo të pavërteta. Por nëse janë të vërteta? Kush na e heq këtë dilemë më mirë se sa drejtësia?

Por a do të ketë guximin të bëjë një përballje në gjykatë presidenti ynë i Republikës? Vetëm në këtë mënyrë i jep një shanc drejtësisë të tregojë nëse edhe ai, presidenti i Shqipërisë, është viktimë e “kazanit mediatik”, apo…

A ka paguar para Ilir Meta për rasjen e vëllait të deputetit? Versioni i SPAK dhe ai që u hodh në “Opinion”

0

Një bombë shpërtheu mbrëmë në emisionin politik më të shikuar në vend. I ftuar aty për të komentuar rrëfimin e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe rrëfimet që ai ka bërë në SPAK për një seri vrasjesh gazetari Artan Hoxha deklaroi se në një nga dëshmitë e tij Nuredin Dumani ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Ky pohim pati efektin e një Shock-u sepse ai erdhi në një kohë kur presidenti i republikës është në fund të mandatit të tij, dhe menjëherë pas thirrjeve të Edi Ramës se gjithë shqipëria mezi pret të shohë Ilir Metën para drejtësisë. Madje disa media pranë qeverisë e morën këtë deklaratë dhe akuzuan kolegët e tyre që mbrojnë presidentin se e heshtën dhe nuk folën për një ngjarje kaq të rëndësi.

Menjëherë ngjarja mori konotacion të fortë politik aq më tepër që vrasja e përfolur ishte kryer dhe ish vëllai i deputetit, Arben Ndoka, Aleksandër Ndoka, është vrarë para derës së shtëpisë së tij, gjatë fushatës elektorale të vitit 2017 dhe ngjarja ende e kësaj dite ka mbetur pa autor. “Sipas Dumanit kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishëm dhe është vrarë vëllai i një deputeti i PS. Këto gjera duhen verifikuar. Dumani thotë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS. Nuredini thotë se personat që kanë lidhje me këtë ngjarje kam njohje. Ai thotë se ka folur me një person e ai më ka thënë kështu. Unë nuk e besoj, por po të ketë ndodhur kjo është e rëndë. Fakt është se Aleksandër Ndoka është vrarë dhe ne nuk e dimë se kush e ka vrarë” tregoi Hoxha në Opinion.

ÇFARE PO NDODH ? VRASJA E ALEKSANDER NDOKES ÇON NE LEZHE HAKI ÇAKON – TV  Rozafa

Aleksander Ndoka u vra ne 2017. vdekja ende pa autor

Por të premten në mëngjes menjëherë reagoi SPAK që i hodhi poshtë këto insinuata: “Në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket të dhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim N.D. për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, të transmetuar në televizionin Kombëtar “Klan”, në emisionin “Opinion” të datës 02.06.2022, sqarojmë opinionin publik se: Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur në konsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve të shtetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmë mediat që të jenë të kujdesshme” shkruhej në komunikatën e SPAK.

Në momentin që ky reagim u bë publik, vetë Artan Hoxha ndodhej live duke folur në ekranin e ABC NEVS. Pasi drejtuesia e emisionit i lexoi deklaratën aty për aty fillimisht gazetari tha se SPAK mohoi edhe lajmin që Dumani ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë, por më pas kjo doli e vërtetë. Ai i qëndroi pohimit se Nuredin Dumani e ka bërë këtë deklaratë para hetuesve ndonëse tha se pesnonalisht nuk i besonte këtij versioni. “Dumani duhet marrë për bazë për ngjarjet ku ka qenë prezent dhe jo për ato që i ka më të dëgjuar” tha Artan Hoxha.

Por pavarësisht se SPAK-u e mohoi, se vetë Hoxha tha se nuk e beson dhe se në Opinion askush nuk e kundërshtoi këtë version, pohimi i së enjtes në darkë i shërbeu plotësimit të vizatimit që pushteti i bën Ilir Metës, si një njeriu i lidhur me krimin që nuk është hera e parë që akuzohet për porositje atentatesh. Pra e gjithë zhurma qe u krijua qe në të njëtën linjë me thirrjen që kryeministri i Bëri SPAK, se të gjithë shqiptarët e duan Metën në burg

Presidenti i Ri Bajram Begaj, si Ilir Meta/ Ka vjedhur 137 ha prona në bregdet, dosja në SPAK

0

Bajram Begajn duket se e ka parashikuar si president të ardhshëm gazetari Klodian Tomorri përmes një reagimi dy ditë më parë. Nuk e ka përmendur me emër, por ka thënë se ai do duhet të jetë një president që të firmosë dhënien e pronave të ushtrisë në bregdet për klientët e qeverisë.

“Kur Partia Socialiste thote qe Presidenti te jete i ndryshem nga Meta, e ka fjalen qe te firmose ato te nemura letra per te nxjerre nga Plani i Perhapjes se Marines 137 hektare ne bregdet. Kane 5 vjet qe po lodhen dhe nuk po i marrin dot. Jane 60 per qind e te gjithe pronave qe kane bazat e forces detare. Do ishin bere me dhjetra fshatra turistike, hotele dhe resorte tani. Per nje cope firme. Ja pra, Presidenti i ri nuk duhet te jete kunder zhvillimit se na nxin imazhin e Shqiperise neper bote. Sa te emerojme nje President qe e do zhvillimin, pastaj do luftojme me hunj per te mbrojtur Atdheun. Se Komanden e Forces Detare do e zhvendosim ne Skrapar. Por keto jane thjesht demet e vogla kolaterale te progresit”, shkruante Klodian Tomorri.

Dhe duket se Presidenti i ri i Republikës është pikërisht një person që i njeh mirë lëvizjet me pronat e ushtrisë në zonat bregdetare. Bajram Begaj është kallëzuar nga kolegu i tij ushtarak Artur Mecollari në prill 2021 në SPAK për “shpërdorim detyre” lidhur me nxjerrjen nga inventari i ushtrisë të disa pronave në zona të lakmuara bregdetare dhe dhënia e tyre për kompani pranë qeverisë.

Qeveria bën trotuaret, Marianne Graf malet

0

Shkruan Ndue Dedajndue-dedaj1

Marianne Graf është një emër i mirënjohur në Shqipëri e Kosovë. Shumëkush e ka dëgjuar, por jo të gjithë e njohin nga afër, pasi atë nuk mund ta takosh shëtitoreve.

Nëse doni ta takoni, duhet të merrni udhën për në skajet më të largëta të Mirditës, atje ku nuk vete as mushka, në fshatra si Spaçi, Tranga e Selitës, Vela, ku ajo bën ura dhe udhë për të lidhur lagjet, restauron kulla të vjetra, ndihmon nxënësit e shkollave, të moshuarit, të sëmurët, ngre stacione malore për turistët, siguron zjarrfikëse dhe pajisje për shuarjen e zjarreve nga pylltarët etj.

Punët e saj s’rreshtin edhe atëherë kur mbi bjeshkë ulët dimri me tre metra dëborë. Ka ndërtuar në Rubik “Infokullën”, një qendër informacioni – muzeore për turizmin e zonave verilindore, e vetmja në Shqipëri e këtij lloji dhe është në përfundim po aty një qendër përpunimi agrobiznesi, që do t’iu vijë në ndihmë fermerëve. Asgjë që ka të bëjë me zhvillimin rural shqiptar nuk është e huaj dhe e pamundur për të. Është me plot kuptimin e fjalës një misionare në kohë moderne, por mos mendoni se do ta shihni ekraneve televizive duke treguar bamirësitë e saj dhe bujarinë e austriakëve ndaj nesh.

Ish-pedagogia e Universitetit të Gracit, Dr. Marianne Graf, ka tridhjetë vjet që ka lënë katedrën dhe jep ndihmesën e saj të pallogaritshme në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë. Rubiku është një medalje “ekskluzive” e saj, që nuk mund të përshkruhet me pak radhë, pasi janë shumë objekte që janë marrë nëpër dorë, ose janë ndërtuar të reja, ndër të cilat disa shkolla dhe qendra shëndetësore, dy pallate nga themelet për njerëzit nevojtarë të pastrehë, një qendër sociale për të moshuarit, shtigjet e thepisura për hiking me sinjalistikë dhe vendpushime, që të shpien drejt kalasë së vjetër dhe guvës së piktogrameve, simbolin e përbashkët të paqes së feve abrahamite te Kisha e Shëlbuemit etj.

Ku nuk është shtrirë ndihma e saj, sa te shoqata muzikore e drejtuar nga Zef Çoba në Shkodër, sa te rivitalizimi i një vargu kullash nëpër male, duke ruajtur strukturën origjinale të tyre. Vite më parë, në Shulbatër të Matit, i tërhoqi vëmendjen një kompleks i vjetër kullash në një kodër dhe mbështeti të zotët e tyre që t’i kthenin në bujtina turistike, gjë që më pas e bëri dhe në Bulqizë me “Kullën Hupi”. Po kështu, në Mirditë ndihmoi disa familjarë që t’i shpëtonin kullat e tyre të vjetra, që po iu binin çatitë etj. Projektet e saj synojnë ndërtimin e një infrastrukture që fokusohet te fëmijët dhe të moshuarit, duke krijuar qëndrueshmëri në zonat e varfra dhe mundësi për të ardhmen, që të rinjtë të qëndrojnë në atdhe.

Ndaj kanë qenë përparësi shkollat, kopshtet, çerdhet, për çka ajo dhe stafi, më të cilin punon ka marrë falënderime të shumta. Marianne nuk mund të pranonte që rruga për të shkolla e Rrapes në Pukë të ishte gjithë gropa dhe me baltë në mot me shi, ndaj siguroi paratë dhe e shtroi me asfalt, duke gjykuar se mund të përdoret dhe mbasdite e në ditët e pushimit për lojëra dhe veprimtari sportive. Zonja Graf bashkëpunon me pushtetin vendor, me banorët, prek gjithçka nga afër, mban shënime nga terreni, fotografon, krijon ide dhe sapo kthehet në “studion” e saj, që nuk është ndonjë zyrë e mobiluar në Austri apo Shqipëri, por një dhomë hoteli a diçka e ngjashme, ku ajo nis e skicon vetë gjithçka që nesër do të nisë të marrë formë në qytete apo fshatra.

Fletoret e saj janë plot skica, përllogaritje, data që kanë të bëjnë me punimet. Sheh se si merimanga e pishës, “procesionarja”, tejet e përhapur, bën kërdinë në pyje dhe ndërmerr një projekt në bashkëpunim me pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës për luftimin biologjik të saj në zonën e Gurth-Spaçit, në 125 ha pishë, pas një pune laboratorike që dha rezultat. E nuk ndalet, mali, pylli, natyra është poema e pakryer e saj, që ajo i shton strofa të reja çdo ditë. Marianne thotë: “Pashë situatën dëshpëruese të zjarreve vitin e kaluar, u shkrova të njohurve, donatorëve në Austri dhe arrita të merrja disa ndihma, siç ishte një makinë zjarrfikëse dhe pajisje të tjera.

Bëjeni vetë krahasimin, qarku Deutschlandsberg në Austri ka të njëjtën madhësi me Mirditën dhe në raport me popullsinë ka 31 grupe vullnetare të zjarrfikësve me përafërsisht një mijë vetë dhe 114 automjete emergjente, kurse Mirdita ka vetëm një repart shtetëror me 15 zjarrfikës dhe 2 mjete emergjence”!? Nëse shumë të tjerë luajnë duart nga pylli, ajo vepron konkretisht. E di që pylli nuk mbrohet me fjalë, burokraci, kontrolle rutinë, por me punë të organizuar, me vullnetarë, me mjete. E gjen të përshtatshme ta citojë diku thënien e Martin Luterit: “Nëse do ta dija që bota do të mbaronte nesër, do të mbillja ende një pemë molle sot”.

Spaçi, njëri nga stacionet e saj të punimeve, është pjesë e malit të Munellës, habitatit të rrëqebullit të Ballkanit, që mbrohet nga banorët prej vitesh falë ndërgjegjësimit që kanë bërë shoqatat përkatëse, por dhe ajo. “Çdo përpjekje e jona, thotë Marianne, duhet të vlejë për të mbajtur natyrën në ekuilibër. Na duhen pyjet më shumë sesa e mendojmë, jo vetëm për ajrin e pastër që thithim, por dhe se ngadalësojnë ndryshimin e klimës, janë të rëndësishme për rreshjet, ujin e pijshëm e atë për ujitje. Shkurt, mungesa e burimeve natyrore është si mungesa e drithërave…”. Mos u habisni kur të lexoni diku në ndonjë shteg mali: “Janë të lutur të gjithë vizitorët që t’i kushtojnë vëmendje të veçantë mbrojtjes dhe pastrimit të mjedisit”. Është fjala për udhëtarët që ngjisin çdo fillim qershori Malin e Velës deri në lartësinë 1170 metra dhe që ushqimin mund ta porosisin dhe në “Mountain Station”, ideuar e financuar falë saj.

Ditaditës krijohen kushte që shtegtarët të shijojnë mrekullinë natyrore jo pak ekzotike, nga ku detin Adriatik e ke në pëllëmbë të dorës. 2 Njëzet vite më parë Graf e shihte luginën e virgjër të Katundit të Vjetër si një mundësi turistike dhe mbështeti fillimisht ndërtimin e një eko-hoteli (“Marubi”), që u bë nismëtari i 6-7 resorteve të tjera turistike. Po kështu mbështeti dhe dy bujtina të tjera turistike, në Kryezi të Pukës (“Makry”) dhe në Rugovë të Kosovës (“Magra-Austria”), kjo e fundit e shndërruar tashmë në një qytezë speciale e turizmit malor, pikë referimi për të tjerët. “Ne kemi mundur të ndihmojmë shumë familje për të krijuar një jetesë të qëndrueshme në fshat dhe, në vijim të përpjekjeve për të fuqizuar popullsinë rurale, do të vazhdojmë të ndihmojmë bujqësinë dhe zhvillimin kulturor”, shkruan ajo në rrjetet sociale, përmes të cilave bashkëbisedon me banorët dhe bashkëpunëtorët.

Në punët publike që ndërmerr nuk ka nevojë për procedura të stërzgjatura, për “dhjetëpërqindsha” e marifete të tjera që i has rëndom në administratë, ti si qytetar sheh se si ngrihet një objekt apo një tjetër në dobinë tënde, pa qenë nevoja që të fusësh dorën në xhep për të dhënë ryshfet. Kemi pasur rastin të jemi disa herë me zonjën Graf, ku kemi parë se si ajo fliste me njerëzit duke u bërë njësh me ta, në Rubik, Rrëshen, Perlat, Orosh, ishburgun e Spaçit etj. Këtë të fundit e kishte vizituar që kur kishte ardhur në Shqipëri, në fillim të viteve ’90 dhe me shqetësim vërente se ishin dëmtuar dhe nuk ishin ruajtur “shenjat” e kampit të tmerrshëm.

Ajo njeh jo vetëm të sotmen, por dhe etnokulturën shqiptare, çka e dëshmon dhe libri i parë i saj te ne me titullin “Shqipëria Veriore, nga Petrela në Jezercë”. (Një copë Europë Jugore harruar), ku për ta nxjerrë këtë vend nga harresa thërret në ndihmë dhe poezinë e Martin Camajt e poetëve të tjerë. Skënder Thaçi, sot një emër i mirënjohur në turizmin kosovar, për shumë vite ka qenë bashkëpunëtori i saj më i afërt, drejtor ekzekutiv i shoqatës “Partnerschaft Albania – Austria”, ku së bashku kanë përcjellë dhe vitin 1997 në ndihmë të njerëzve të tronditur nga “tërmeti nëntëballësh” i firmave piramidale dhe shpërthimi i depove të armatimit, duke rrezikuar dhe jetën, tek dërgonin ndihma në fshatrat e largët të Tropojës etj.

Në sipërmarrje të tilla humanitare, natyrshëm përfshihen shumë njerëz të “padukshëm” për publikun shqiptar, donatorë etj. dhe në rastin e Marianne personi më i rëndësishëm mbështetës, siç thotë vetë ajo, ka qenë bashkëshorti i saj Vilhelm Graf, një inxhinier i mirënjohur në Graz. Nik Nikolli, drejtuesi i “Infokullës”, është sot bashkëpunëtori kryesor i saj, ashtu si vetë Marianne, përherë në lëvizje. Njerëz të tillë e kanë gjithnjë problem kohën, për ta vënë ata përpara atë e assesi për t’i lënë ajo prapa. Por nuk nguten për t’i përfunduar veprat e tyre para kohe dhe pa cilësi, nuk sillen si ata që duan t’ia fitojnë zemrën elektoratit me “dhuratat” qeveritare, shpesh realizuar përmes tenderash korruptivë. Graf i përfshin banorët në projekte, ajo siguron financimet, ata bëjnë punën në “shtëpinë” e tyre.

Kjo humaniste austriake e pashoqe zgjat dorën aty ka më shumë nevojë, nuk tërhiqet as nga vështirësitë e terrenit nëpër shkrepat e Mirditës, as nga vitet që i shtohen mbi supe, as nga sëmundja e rëndë që ia doli ta mposhtte para ca vitesh, as nga rritja e çmimeve etj. “Edhe pse është bërë më e vështirë, unë do të vazhdoj veprimtaritë e mia të ndihmës si më parë, kam dhënë fjalën se do të jem këtu për njerëzit në nevojë e në vështirësi dhe e mbaj fjalën”. Besa e saj austriake, e shqiptuar aty ku fjala e dhënë ka qenë një kult, merr dhe më shumë kuptim. Tri fshatrat që përmendëm në krye janë gjurma e fundit e punës së zonjës Graf në kreshtat më të epërme mirditore, ku nesër mund të shkosh për natyrën e pazakontë, për t’u çlodhur, për ushqimet bio, për të medituar, për lojëra sportive dimërore, për hipizëm etj.

E vërteta është se në ato lartësi nuk lulëzuan dot dje “fshatrat e rinj socialistë”, ku kinse do të vente me gëzim për të punuar e jetuar rinia, që i pati trumbetuar aq shumë Enveri, nuk kuptohet nëse përfunduan apo mbetën në kuadrin e propagandës 100 fshatrat turistikë që mori zotim kjo qeveri para pak vitesh, por gjithsesi po bëhen nga vetja Fishta, Katundi i Vjetër, Perlati, Spaçi, Vela, Tranga e të tjerë, si embrione të fshatrave malorë të Evropës, nga vjen zonja Graf, e cila ndërton atë që di të bëjë më mirë vetë, në turizëm, agrobiznes, kulturën e jetesës etj. E gjitha çka duhet në malësi sigurisht nuk mund të bëhet nga një njeri, edhe sikur të jetë me flatra, por e rëndësishme është nisja, vizioni se ku do të mbërrihet dhe shembulli i krijuar, tërheqja e vëmendjes që qeveria të mos mbetet vetëm në trotuare.

Ngjitja e misionares në lartësi malore të “egra”, që puthin qiellin, për të gjetur të bukurën rurale, është sinjali për qeverinë për t’i kthyer dhe më shumë sytë nga malet, siç dhe ka investuar në Ulëz, Tamarë, rrugën e Thethit etj. Kundrojmë një fotografi “aventure” ku Marianne ka dalë në Trangë buzë kanionit madhështor të Urakës, ku as dhitë e egra nuk kalojnë, po ku pritet të venë turistët, pasi ajo ka mundësuar rrugën, ka ndihmuar në restaurimin e kullave, ka bërë dhe një shpim për të dalë uji me pus etj., pasi për të menaxhimi i ujërave të shiut në malet e Shqipërisë është një nevojë: “Po përpiqemi që të mos humbasë asnjë pikë uji shiu në zonat me pak reshje gjatë verës, duke përdorur ulluqet dhe cisternat (depot) e punuara me gurë nga mjeshtrit vendas”, shkruan ajo si në një ditar online. Ka pasur një traditë të mëparshme, lerat për blegtorinë në bjeshkët e Oroshit, Fushë-Lugje, që e ka marrë emrin pikërisht nga lugjet e ujit.

Nuk janë në stilin tonë epitetet, por zonja Graf është një grua e jashtëzakonshme. Filozofia e saj është për të pasur sa më shumë sheshe ndërtimi, edhe si një përballje me luftërat, krizat, zjarret, thatësirën, katastrofat natyrore, përmbytjet etj. “Dëshpërimi dhe tërheqja do të ishin një gjë, ndërsa guximi dhe besimi është një tjetër. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të ndërtojmë rrugë fshatrash dhe ura për të gjetur njëri-tjetrin dhe për të ofruar ndihmë kur është e nevojshme, për të krijuar mundësi jetese për banorët e fshatrave malore”.

POSTIMET E FUNDIT