Kandidati për President Bajram Begaj nën hetim si “Peshk i Madh” që ka vjedhur pasuritë publike, PS në kohë të ndreqë gabimin

0

Kryesia e Partisë Socialiste ka zgjedhur si kandidat për president, Shefin aktual të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Bajram Begaj.

Por gjeneral-Majori rezulton se është person nën hetim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me çështjen e pronave të ushtrisë.

Para pak ditësh, SPAK konfirmoi se Bajram Begaj, sot kandidat për President, është nën hetim paraprak në lidhje me pronat e ushtrisë, konkretisht me portin ushtarak të Sarandës që i është dhënë me koncesion grupit Kastrati.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë, personin nën hetim e barazon me të pandehurin.

A ishte në dijeni Partia Socialiste për këtë hetim? Dhe a duhet të kishte marrë ajo informacion nga institucionet per statusin e tij?

Por edhe nëse PS i ka anashkaluar këto hallka, tani media (zoom.al publikoi një shkresë të SPAK) e ka bërë të ditur këtë fakt publikisht. Në të tilla kushte, mbështetja e kësaj kandidature nga radhët e PS-së po shton akoma më shumë gjullurdinë e zgjedhjes së një presidenti për Shqipërinë.

Veç figurës së presidentit, ajo ngre disa pikëpyetje të tjera: çfarë ndodh me hetimet nëse Begaj zgjidhet president? A mund të vazhdojë SPAK ta hetojë nëse Gjeneral-Majori është kreu i shtetit? Mos vallë Rama pengoi kështu SPAK-un që të vazhdonte hetimet për pronat e portit ushtarak në Sarandë, që i janë dhënë me koncesion kompanisë Kastrati?

Për t’u shpallur zyrtarisht President i Republikës, Begajt i duhen 71 vota, që ta marrë më pas detyrën më 24 korrik, kur edhe mbaron mandati i presidentit aktual. Shkëputja e Shqipërisë nga një president problematik si Ilir Meta dhe zëvendësimi i tij (i mundshëm) me një ushtarak nën hetim, në një kohë kur është lobuar vazhdimisht ardhja e një presidenti të duhur për vendin, s’është çudi të intimidojë SPAK-un për të vazhduar punën.

Por çfarë është më e rëndësishme së pari, sa e moralshme është zgjedhja president e dikujt nën hetim për abuzim me detyrën, siç tregojnë dokumentet e publikuara në internet nga gazetari Ferdinand Dervishi./Zoom.al

 

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu