Kreu Blog Faqe 915

Socialistët bashkohen me dhimbjen e familjes së Bujar Nishanit, ministrat e deputetët në thomazhe për ish-Presidentin (FOTO)

0

Përcillet për në banesën e fundit sot ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani. Ceremonia e varrimit do të bëhet në orën 12:00, ndërsa prej mëngjesit të sotëm, po zhvillohen homazhe në nder të tij në Presidencë.

Mes shumë emrash të njohur të politikës dhe jo vetëm, në ceremoni kanë qenë të pranishme edhe deputetë e ministra të PS, mes tyre Elisa Spiropali, Milva Ekonomi, Frida Krifca, Taulant Balla.

Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të tij. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Bujar Nishani, i cili shërbeu si president i Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri më 24 korrik të vitit 2017, ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Ditë zie kombëtare/ Socialistët bashkohen me dhimbjen e familjes

Ditë zie kombëtare/ Socialistët bashkohen me dhimbjen e familjes

ÍIlir Meta ka fshehur 100 milion euro ne emrin Bes Kallaku në nje bankë angleze. SPAK-u duhet të hetojë

0

Në vitin 2016, gazetari invest.igativ Artan Hoxha, deklaronte se gazetarë anglezë, kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër e cila është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar.

Sipas Hoxhës, i njëjti politikan, ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milion paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë vënë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë.

E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria.

Hoxha, nuk përmendi emër politikani, por menjëherë në media, ishte emri i Ilir Metës, presidentit të sotëm që u lakua për një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 100 milion dollarë.

Në fakt, lidhja e Metës me këtë pasuri u bë pasi ish kryeministri Sali Berisha kishte lëshuar ak.uza ndaj tij në lidhje me grabitjen e thesarit të shtetit. 280 kg ar u vodhën në thesarin e shtetit pas ngjarjeve të vitit 1997. Sipas Berishës, Ilir Meta ka festuar Vitin e Ri 1999 me floririn e vjedhur.

“Në dhjetor të vitit 1999 ju festuat Vitin e Ri duke u vjedhur thesarin shqiptarëve”, deklaronte Berisha për Ilir Metën në korrik të vitit 2000.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, homazhe për ish Presidentin Bujar Nishani: Ishte më shtetari i këtyre tre dekadave!

0

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka zhvilluar homazhe për nder të ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Gjermani.

Meta tha për mediat se Nishani ishte një politikan dhe një shtetar i përgjegjshëm.

Ai nuk ishte vetëm një bashkëshort dhe prind shembullor, por pa asnjë diskutim, ishte një nga politikanët, shtetarët më të përgjegjshëm dhe më seriozë të këtyre dekadave. Ai në çdo detyrë politike dhe shtetërore shkëlqeu me korrektësinë dhe me integritetin e tij, me principalitetin dhe konstruktivitetin që e karakterizonte, në çdo detyrë. Në mënyrë të veçantë dhe atë të presidentit, ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar, interesit publik dhe i demokracisë.

 Ai lë pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata të cilëve u shërbeu me përkushtim, besnikëri, edhe për të gjithë ata që patën një mundësi ta njihnin më pranë dhe të njihnin virtytet më të mira që ai mishëronte në personalitetin e tij human”, tha Meta

Mercedes i jep fund prodhimit të makinave me marshe manuale

0

Deri më tani, versionet bazë të Mercedes A-Class, B-Class dhe CLA janë të disponueshme edhe me transmisione manuale, por ky opsion nuk do të jetë më i disponueshëm së shpejti.

Kjo, pasi kompania gjermane, duke nisur që nga viti 2023 do të ketë në gamën e saj ekskluzivisht vetëm modele automatike. Një arsye për vendimin e saj është se shumica dërrmuese e klientëve të saj tashmë zgjedhin transmisionet automatike.

Arsyeja e dytë është se kalimi në drejtimin elektrik nënkupton edhe adoptimin e sistemeve më të thjeshta të transmetimit. Pra, heqja e marsheve manuale do të thotë një reduktim i numrit të kutive të marsheve të ndryshme që kërkohen në linjën e prodhimit, gjë që natyrisht çon në thjeshtimin e procedurave dhe uljen e kostove.

Prodhuesit e tjerë të automjeteve, sidoqoftë, si BMW, do të insistojnë, të paktën për të ardhmen e parashikueshme, për transmetimet manuale. Edhe për modelet e tyre të fuqishme sportive, si M3, M4 por edhe M2.

Kosovë/ Qeveria merr vendimin, 50 mijë euro ndihmë për shqiptarët e Luginës së Preshevës

0

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ky vendim u mor pas kërkesë së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe në bazë të kërkesës së parashtruar propozohet të ndahet mjetet në vlerë prej 50 mijë euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve shqiptarë atje. Mjetet propozohen të ndahen nga mjetet e buxhetuara te Zyra e Kryeministrit në programin ‘Përkrahje për Luginën e Preshevës'”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Në prill të 2020-ës, kur situata me COVID-19 sapo kishte shpërthyer në Kosovë dhe në rajon, Qeveria ndau 500 mijë euro për tri komunat e Luginës, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Ndërsa në shtator të po të atij viti, Qeveria që drejtohej nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, themeloi “Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës”.

Ndihma e Kosovës, vjen pasi Lugina e Preshevës mbeti pa përfaqësues shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Shaip Kamberi, kryetari i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës nuk arriti të fitojë mandatin e deputetit për një numër shumë të vogël votash

Trendi i i verës 2022 do të jenë sandalet në këtë ngjyrë, guxoni patjetër me to

0

Brenda pak ditësh do të jemi gati të mirëpresim stinën më të shkujdesur të vitit, pasi do të jemi zyrtarisht në verë. Sigurisht, me ndërrimin e stinëve ndryshon edhe garderoba dhe është pikërisht kjo periudhë e vitit kur vërtet shkëlqejmë në gjithë kuptimin e fjalës. Sandalet janë ato që shënojnë fillimin e verës dhe duhet të shihni patjetër se cila është tendenca e këtij viti për të pasuruar koleksionin tuaj.

Ndërsa deri vitin e kaluar ngjyra e zezë ishte ajo që dominonte, edhe në këpucët tona verore, këtë vit atmosfera ndryshon dhe nxjerr në pah të bardhën mbresëlënëse. Sandale, platforma, sandale me taka të larta apo me taka të ulëta, të gjitha në ngjyrë të bardhë për të theksuar nxirjen tonë dhe për ta bërë më mbresëlënëse secilën prej veshjeve tona.

Nëse mund të blini vetëm një palë këpucë këtë verë, guxoni të zgjidhni të bardhën që përputhet me gjithçka dhe qëndroni larg të zezës. Le të mirëpresim si duhet stinën e ngrohtë.

10 peizazhet më të bukura në botë që të lënë pa frymë

0

Ndoshta nuk do të kemi mundësi t’i shohim ndonjëherë por kemi të drejtën e ëndrrave…Peizazhet e mëposhtmet janë më të bukurat e botës, ato ku do të donin të ishin të gjithë një herë në jetë!

njesh

1. Anglesey, Uells. Një shteg ranor çon në një kullë vrojtimi në Ishullin Llanddwyn.

dysh

 

 

2. Koggala, Sri Lanka . Peshkatarët të varur në shkopinj që presin peshqit të kapin karremin në Detin Laccadive.

tresh

 

3. Vjenë, Austri. Pemë të krasitura formojnë një hark prej jeshileje dhe portokallie mbi një rrugë këmbësorësh.

ktat

 

4. Austri. Mullinjtë e erës qëndrojnë të lartë në fushat e vreshtave në Burgenland.

pess

 

5. Pestera, Rumani. Degë të ngrira pemësh dhe bari shndërrojnë periferinë.

gjash

 

 

6. Bavari, Gjermani. Kështjella Neuschwanstein rrezaton në pasdite të vonë.

shtat

 

 

7. Alpet Penine, Itali dhe Zvicër dhe maja e Matterhorn-it shkëlqen i kuq me diellin.

tet

 

 

8. Nju Jork, Central Park West ndan parkun nga ndërtesat.

nenn

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

9. San Francisko, Kaliforni. Një hapësirë e Urës Golden Gate shfaqet mbi një mjegull mëngjesi.

dhjj

 

10. Parku Kombëtar Jasper, Kanada. Lumi Athabasca gjarpëron përmes gjethnajës në këmbët e shkëmbinjve kanadezë.

Lufta/ Kryeministri hungarez bllokon sanksionet e reja të BE-së! Londra: Ne do t’i japim Kievit raketa me rreze të gjatë

0

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 99-të, ushtria ruse ka avancuar në lindje dhe në këtë fazë të konfliktit duket i pandalshëm.

‘Tensione’ mes Moskës dhe Washingtonit, pasi Joe Biden njoftoi dje se SHBA do të furnizojë Ukraniën me raketa “Hiamrs”, me rreze të mesme  të teknologjisë së lartë.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka folur rreth rreziqeve të zgjerimit të konfiktit nëse SHBA-të furnizojnë Kievin me raketa.

Ukraina thotë se sistemet e reja raketore nuk do të përdoren për të goditur objektivatn në territorin rus.

Në frontin diplomatik, pavarësisht tensionit, ka një ndryshim domethënës: për herë të parë Kremlini i është hapur hipotezës së një takimi mes Putinit dhe Zelenskyt, raporton “Corriere della Sera”.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron lëshon rezolutën e OKB-së për zhbllokimin e grurit ukrainas.

Hungaria ka kërkuar përjashtimin e patriarkut Kirillit nga lista e zezë e BE-së.

Paketa e re e sanksioneve të BE-së, duke përfshirë embargon e naftës, është e bllokuar për shkak të vetos së Kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Presidenti Zelensky: 243 fëmijë janë vrarë deri më tani që nga fillimi i luftës

0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pohuar se 243 fëmijë janë vrarë deri më tani në luftë dhe 200,000 fëmijë janë dërguar me forcë në Rusi, sipas gazetës T5he Guardian.  

Zelensky vuri në dukje Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve gjatë fjalimit të tij drejtuar kombit të mërkurën, duke pretenduar se 243 fëmijë janë vrarë, 446 janë plagosur dhe 139 janë të zhdukur.

Duke folur në lidhje me 200,000 fëmijët që besohet se janë dërguar me forcë në Rusi , ai tha:

“Qëllimi i kësaj politike kriminale nuk është thjesht rrëmbimi i njerëzve, por t’i bëjë ata të harrojnë Ukrainën dhe të mos kthehen. Ukraina nuk mund të pushtohet, se populli ynë nuk do të dorëzohet dhe fëmijët tanë nuk do të bëhen pronë e pushtuesit”, përfundoi Zelensky.

Masakër me armë zjarri në spitalin e Oklahomës: Katër të vrarë dhe shumë të plagosur

0

Katër persona janë vrarë nga të shtënat në një spital në Tulsa, Oklahoma, njoftoi policia vendore.

Oficerët konfirmuan se vrasësi i dyshuar, i cili ishte i armatosur me pushkë dhe pistoletë, ishte gjithashtu i vdekur.

Policia mbërriti në vendngjarje të mërkurën pasdite në Spitalin St Francis në tre minuta – gjë që ata thonë se siguruan që numri i të vdekurve të mos ishte më i lartë.

Gjithashtu janë konfirmuar të plagosur të shumtë, shtuan zyrtarët.

Duke folur në një konferencë për shtyp të mërkurën, zëvendës shefi i policisë Eric Dalgleish tha: “Tani për tani kemi katër civilë që janë të vdekur dhe një sulmues që ka vdekur.”

Ai tha se vrasësi, i cili ende nuk është identifikuar, ka pësuar plagë vdekjeprurëse me armë zjarri, të cilat besohet se ia ka  shkaktuar vetes. I dyshuari “kishte një pushkë të gjatë dhe një pistoletë dore në vendin e ngjarjes në atë kohë”, tha ai.

Nuk kishte asnjë informacion në lidhje me një motiv të mundshëm të sulmit.

Daldleish tha se policia mori një telefonatë për një gjuajtës aktiv në orën 16:52 lokale (20:52 GMT) dhe mbërriti në vendngjarje brenda tre minutave.

“Oficerët që mbërritën dëgjuan të shtëna në ndërtesë dhe kjo ishte ajo që i drejtoi ata në katin e dytë,” tha ai.

Oficerët aktualisht po intervistojnë dëshmitarët në të gjithë ndërtesën, përfshirë ata që ishin në katin e dytë – ku ndodhi sulmi.

Duke folur për ABC News, kapiteni Richard Meulenberg tha se në kohën kur policia mbërriti në kampusin mjekësor ata “kanë gjetur se disa njerëz ishin qëlluar” dhe disa prej tyre kishin vdekur tashmë. Ishte një “skenë katastrofike”, tha ai.

Presidenti i SHBA Joe Biden është informuar për të shtënat në Tulsa, thanë gjithashtu zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në një deklaratë.

Të shtunën e kaluar, Presidenti Biden u kërkoi amerikanëve që të dëgjojnë zërin e tyre për të parandaluar dhunën e mëtejshme me armë, pas vrasjes së 19 fëmijëve dhe dy mësuesve në një shkollë në Teksas.

ImageImage

Image

POSTIMET E FUNDIT