Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 99-të, ushtria ruse ka avancuar në lindje dhe në këtë fazë të konfliktit duket i pandalshëm.
‘Tensione’ mes Moskës dhe Washingtonit, pasi Joe Biden njoftoi dje se SHBA do të furnizojë Ukraniën me raketa “Hiamrs”, me rreze të mesme të teknologjisë së lartë.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka folur rreth rreziqeve të zgjerimit të konfiktit nëse SHBA-të furnizojnë Kievin me raketa.
Ukraina thotë se sistemet e reja raketore nuk do të përdoren për të goditur objektivatn në territorin rus.
Në frontin diplomatik, pavarësisht tensionit, ka një ndryshim domethënës: për herë të parë Kremlini i është hapur hipotezës së një takimi mes Putinit dhe Zelenskyt, raporton “Corriere della Sera”.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron lëshon rezolutën e OKB-së për zhbllokimin e grurit ukrainas.
Hungaria ka kërkuar përjashtimin e patriarkut Kirillit nga lista e zezë e BE-së.
Paketa e re e sanksioneve të BE-së, duke përfshirë embargon e naftës, është e bllokuar për shkak të vetos së Kryeministrit hungarez Viktor Orban.