Pandi i bën të gjitha “gojarisht”

0

Pak muaj më parë kur shpërtheu skandali i eTatrit, Majko tha se nuk mund të fliste pasi kishtee probleme me gojën. Në rastin e privatizimit të Klubit Partizani, Pandi sqaron sërish se reagimin në lidhje me këtë çështje e ka dhënë prap “gojarisht”.

Ish-ministri i Mbrojtjes i PS-së, Pandeli Majko, iu është përgjigjur akuzave se procesi i privatizimit të ish-kompleksit Partizani ka nisur gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste në kohën kur kryeministër i vendit ishte Fatos Nano.

Pandeli Majko theksoi se, në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, ka kundërshtuar angazhimin për privatizimin e Klubit “Partizani”, por theksoi se këtë gjë e ka bërë gojarisht dhe jo me shkresë.

“Vec arsyeve të tjera (doja që Klubi të ishte në pronësinë e ministrisë përgjegjëse për sportet), gojarisht kam komunikuar me kolegët, se nuk mund të bëhej një akt i tillë pasi Partia Socialiste sapo kishte humbur zgjedhjet politike të vitit 2005. Ishim në një fazë tranzicioni, të ndryshim qeverisjes. Para zgjedhjeve, si ministër i mbrojtes, kisha nxjerrë një urdhër që ndalonte cdo akt apo kontratë të rëndësishme të përmbyllej në atë periudhë zgjedhjesh politike”, shkruan deputeti socialist në një postim në Facebook.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu