Papa Françesku ka thënë se lufta në Ukrainë tërhoqi vëmendjen nga problemi i urisë në botë.
Ai bëri thirrje për ndihmë urgjente ushqimore për të shmangur urinë e afërt në Somali.
“Njerëzit e këtij rajoni, të cilët tashmë jetojnë në kushte shumë të pasigurta, tani janë në rrezik vdekjeprurës për shkak të thatësirës,” tha ai në fjalimin e tij javor në Sheshin e Shën Pjetrit, duke iu referuar Bririt të Afrikës, raporton Al Jazeera.
Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë tha këtë muaj se mund të shpallë zyrtarisht urinë në tetë rajone të Somalisë muajin e ardhshëm.