Paralajmërimi serioz i Konjufcës për zgjedhje të reja që mbeti nën hije shkaku i përleshjes fizike

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas rinisjes së seancës së enjtes ku edhe ndodhi përplasja fizike në mes të depuetëve të PDK-së dhe kabintetit qeveritar e disa deputetëve të pushtetit, ka përmendur shkuarjen në zgjedhje të reja si opsion.
Konjufca madje ka thënë se nëse do të kalonte agjenda e përcaktuar vetëm për seancën e ditës së enjte, atëherë sipas Konjufcës një gjë e tillë do t’ia rriste motivin njëmend Qeverisë Kurti për të shkuar në zgjedhje.

Kreu i Kuvendit Konjufca ka thënë se nëse do të kryhej agjenda me 31 pika, do t’i kontribuonte shkuarjes në zgjedhje të reja.
Këtë e ka thënë Konjufca si kundërpërgjigje ndaj disa deptutëve të PDK-së të cilët nuk pajtoheshin me Konjufcën për vazhdimin e seancës me pjesën e pyetjeve parlamentare, shkruan Express.

Në polemikë e sipër teksa Konjufca diskuton me deputetët e PDK-së se si qytetarët do ta vlerësojnë atë që ka ndodhur në Kuvend sot, dikush nga deputetët ia përmend Konjufcës zgjedhjet e reja, nga ku edhe pason përgjigja e tij.

“Në zgjedhje shkojmë kur të doni, nuk është… Bile bile mendoj që nëse Kuvendi do ta realizonte këtë agjendën vec sot që e kemi, Qeverisë shumë do t’ia rrisnit motivin përnime me shku në zgjedhje. Edhe kjo që e kryjmë këtë agjendën me 31 pika sot, do t’i kontribuonte asaj”, ka thënë sot Konjufca pas rinisjes së seancës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu