Paralajmëron Çim Peka: Video ekskluzive nga takimet e fshehta Basha-Balla, si u shit sakrifica e demokratëve

0

Moderatori dhe analisti i djathtë Çim Peka, paralajmëron se mbrëmjen e sotme do të publikojë një video ekskluzive, nga ato që ai i quan takime të fshehta të ish-kryedemokratit Lulzim Basha me socialistin Taulant Balla.

Këto pamje, do të publikohen në televizionin që Çim Peka drejton, sipas asaj që pretendon vetë analisti dhe moderatori i njohur, mbrëmjen e kësaj të mërkure në orën 20.45.

“Sot ne 20.45 video ekskluzive nga takimet e fshehta Basha-Balla. Nga akuzat per Toyota Yaris tek takimet e fshehta dhe si u shit sakrifica e demokrateve. Ne 20.45 ne SYRI”, shkruan Peka.

Sot ne 20.45 video ekskluzive nga takimet e fshehta Basha-Balla. Nga akuzat per Toyota Yaris tek takimet e fshehta dhe si u shit sakrifica e demokrateve. Ne 20.45 ne SYRI 📺

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu