Paratë e turpit e të korrupsionit

0
Shkruan Zef Ndreka
Sot nuk po analizojmë vjedhjet që i janë bërë popullit dhe këtij vëndi të varfër në mesin e Evropës. Kemi shkruar disa herë për to. Korrupsioni në Shqipëri ka ngjitur shkallët dhe është instaluar edhe me ligj e me VKM.
Në çdo fushë të ekonomisë, në energjetikë, në miniera, në hidrocentrale, në naftë, në det, në Telekom, në shëndetësi, në rend, në arsim, në bujqësi, kudo.
Oligarkët dhe qeveritarët pasurohen, vëndi dhe shqiptarët varfërohen!
Por, oligarkët e Berishës dhe Edi Ramës, këto vemje pa shtyllë kurrizore, pa dinjitet dhe atdhedashuri, paratë e fituara në rrugë të paligjshme dhe në rrugë mafioze, i përdorin duke i dorovitur në kurriz të vëndit, duke goditur me skenarë idiotësh parti politike dhe përsona konkret kundër tyre.
Rasti i 500 mijë dollarëve që gjoja PD-ja ka paguar për lobim amerikan në vitin 2017, vërtetë la një shije të keqe dhe i vinte era “mish dhije”, që në momentin kur Sali Berisha akuzoi me pa të drejtë Lulzim Bashën!
Sali Berisha e dinte mirë skenarin e parapërgatitur vetë dhe në bashkëpunim me Ramën!
Grupi mafioz i trëkëndëshit të Bermudës shqiptare, ka shfrytëzuar ish oficer të shërbimeve të sigurisë së Shqipërisë, për të përdorur agjent të caktuar të FBI-së për luftë politike, përmes pagesave të pa ligjshme e korruptive.
MC.Gonigal tashmë është nën akuzë nga Departamenti i Drejtësisë në Amerikë për këtë.
Veç të tjerash, ai akuzohet se ka marrë plot 225 000 dollarë nga Agron Neza, një shqiptaro-amerikan, ish agjent i Shërbimeve Sekrete të Shqipërisë.
Ku u gjetën kaq para për të paguar dhe përdorur një agjent të FBI-së për të sulmuar kundërshtarët politikë brënda vëndit?
Cili oligark i ka paguar këto para kesh?
Nga hetimet e Departamentit të Drejtësisë Amerikane, është zbuluar tashmë se Mc.Gonigal ka udhëtuar falas bashkë me Agron Nezen dy herë në Shqipëri, është takuar dhe biseduar dy herë me Kryeministrin Edi Rama në vitin 2017 dhe 2018 ku kanë rënë dakort, që agjenti i FBI-të mashtronte duke shfrytëzuar detyrën në dëm të PD-së dhe përsonalisht të zotit Basha .
Në këmbim të 225000 dollarëve, Mc.Gonigal ka bërë mashtrime në kurriz të vëndit tonë dhe Kosovës, duke u përdorur nga kriminelët shqiptar në shkelje të ligjit të FBI-së .
Veprimi i korruptimit të tij nga Edi Rama përbën shkelje flagrante. Agjenti i FBI-së është arrestuar për këtë, por do ishte më se e drejtë të dorëhiqej Rama nga detyra e kryeministrit dhe të hetohej paralel me të.
Edhe për një arësye tjetër më të thellë që lidhet me hetimet që kanë dalë nga Departamenti i Drejtësisë amerikane për mbështetjen që Mc.Gonigal i ka bërë Edi Ramës në dhënien e licencave për kompani ruse guackë, për kërkime nafte në vëndin tonë.
Edi Rama, ka harruar proverbin shqiptar se “po i bëre gropën tjetrit , bie vetë brënda”!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu