Parlamenti i Ukrainës ose siç quhet ndryshe Verkhovna Rada, ka votuar për të shkarkuar nga posti si Ministër i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.
Këtë vendim e kishte marrë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, para se të vendoste parlamenti për shkarkimin nga posti.
Kjo u raportua nga agjencia e lajmeve ukrainase UNIAN, për të cilën vendimi u mbështet nga deputetët e 327 personave në Ukrainë.
Vetëm 4 votuan kundër. Parlamenti ukrainas do të marrë një vendim nesër për kandidaturën e Rustem Umerov si ministër i ri i mbrojtjes.