Pas disa refuzimeve, Gjykata detyron Komunën t`i japë pasaportën zvicerane Artina Ahmetit

0

Artina Ahmetit i janë dashur pesë vjet para se të guxonte të aplikonte për natyralizim për herë të dytë. Ajo ishte refuzuar herën e parë, transmeton albinfo.ch. Familja e saj nuk ishte e integruar sa duhet, sipas letrës së dërguar nga autoritetet.

Dhe kjo do të thoshte: ajo duhet tu hynte sërish librave, për të mësuar gjëra si: Sa anëtarë ka Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës? Sa këshilltarë kantonalë ka në St. Gallen? Një pyetje ishte gjithashtu, nëse ajo e di kuptimin e numrit 1414 të telefonit…

Ahmeti mendon se ajo dinte tashmë mjaft, për provimin e dytë. Por pastaj erdhën pyetjet personale. Dhe ato, siç shprehet Artina për “Rundschau” (SRf), ishin të padrejta.

Pyetje për martesën me detyrim

“Kryetari i komunës, z. Huber më pyeti se çfarë do të bëja nëse babai im do të sillte në shtëpi një burrë me të cilin duhej të martohesha”, thotë e reja, transmeton albinfo.ch. “Unë u përgjigja se do të refuzoja të martohesha me të. Rolf Huber mpyeti më tutje: “A do të ishit vërtet kaq arrogante (këtu, në kuptimin: e vendosur) sa të refuzonit kërkesën e babait ?”

Pas kësaj Artina thotë se ishte shumë e dëshpëruar. Ajo tashmë po nuhaste atë që do të pasonte më vonë:  refuzimin e dytë nga komuna e Oberriet. “Vullneti i saj për t’u integruar ende nuk është qartë i identifikueshëm”.

Artina Ahmeti ka apeluar vendimi dhe ka marrë avokat. Ish-anëtari prominent i PS-së, deputet shumëvjeçar në Dhomën e Kantoneve, Paul Rechsteiner e ka ndihmuar kosovaren për të fituar të drejtën e synuar.

Tani ajo është një shtetase zvicerane. Gjykata Administrative e kantonit kishte detyruar komunën që ta natyralizonte kosovaren e re.

Avokati Rechsteiner me këtë rast thotë: “Komuna Oberriet është një rast flagrant, përcjell albinfo.ch. Ajo u sinjalizon njerëzve (të huajve) që në fillim: Ne nuk ju duam”.

Kryebashkiaku hedh poshtë akuzat

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i etiketuar, Rolf Huber hedh poshtë akuzat. “Natyralizimi në kantonin St. Gallen është një opsion, jo një domosdoshmëri”, thotë ai. “Nëse autoriteti më i lartë e sheh ndryshe, ju lutem!” Nuk është qëllimi i komunës që të diskriminojë të huajt në procesin e natyralizimit”, shton ai.

Huber thotë se këshilli i natyralizimit tnë komunën e tij vepron në mënyrë faktike dhe objektive, transmeton albinfo.ch. Por, i pyetur nga gazetari i “Rundschau” nëse ishte faktike të pyesësh për djathrat zvicerane dhe, kur aplikantja thotë se njeh vetëm një lloj, të shënoni në notes se asaj nuk i pëlqente djathi, Huber tha: “Po zgjidhni pyetje të izoluara për të na bërë që të dukemi keq”. Shumë natyralizime, sipas tij, kanë rrjedhur pa probleme.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu