Pas Kujtim Gjuzit, një tjetër deputet “nxin” ambasadën amerikane të “blerë” nga Edi Rama: Ne s’kemi pyetur për Enverin, jo më për SHBA dhe Sorosin

0

Pak më parë deputeti Kujtim Gjuzi na dërgoi në redaksi një shkrim të ashpër kundër Gabriel Escobar, kurse një tjetër deputet nxin ambasadën amerikane, të “blerë” nga kryeministri kriminel sipas dosjes McGonigal.
Edi Rama ka deklaruar publikisht se vizat amerikane orientohen nga PS dhe po, gazetaret antimafie nuk paisen me viza, madje kemi prova se edhe nuk u shikohen fare dokumentet në sportel, kurse gjithë hajdutet sot janë me viza ne xhep. Shqiptaret po binden se liritë e pasuritë e tyre janë në dorë të mafiozit Edi Rama, prova të të cilat edhe i kemi përcjellë tek republikan në Amerikë.
Për këto e më tej nënkryetari i partisë së Sali Berishës, Edi Paloka, thotë se ata s’kanë pyetur nga Enver Hoxha, jo më nga SHBA e Sorosi.

“Dje u rihap artificialisht një debat që praktikisht është mbyllur për shqiptarët. U nxit sigurisht nga ata që si shërbëtorë të Ramës, i tremb bashkimi i opozitës.
Mua vet veçse më ngjallin pështjellim në stomak ata që me paturpësi deklarojnë se Berisha ka të drejtë, po me SHBA nuk mund të luftosh se është e fortë.
Së pari, ne nuk kemi asnjë lufte me SHBA, përkundrazi pikërisht parimet mbi të cilat ngrihen SHBA, na japin forcën. Ne luftën e kemi me Sorosin, që për interesa të tij po mban në pushtet një monstër si Rama.
Është e vërtetë që Sorosi është i fortë, aq sa të influencojë edhe DASH. Ky është një realitet.
Por unë këtë çështjen e të qëndruarit në krah të më të fortit apo të drejtit e kam zgjidhur me veten që në kohë të Enverit.

Enveri ishte “i forti” që dhe të burgoste, edhe të vriste po të ishe kundër tij, po kjo nuk më bëri as mua e as shumë shqiptarë të tjerë të ishim me Enverin, përkundrazi e luftuam të keqen për të drejtën, edhe pse ishte më e forte”, shkruan Paloka./f.s

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu