Pas Safet Gjicit, ndalohet dhe gruaja e shfaqur në videoskandalin e tij

0

Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjicit, është ekzekutuar edhe arrestimi i gruas që shfaqet në videoskandalin e Gjicit, e njohur si Alma Kaci.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ekzekutimi i arrestimit të saj  është bërë në Shkodër, ndërsa ndaj saj është vendosur masa e sigurisë  “arrest në shtëpi”, nën akuzën “korrupsion aktiv”, në bazë të neni 245 të Kodit të Procedurës Penale.

Kjo çeshtje po hetohet nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana.

Kujtojmë se pak para ndalimit të Alma Kacit edhe Gjici u arrestua në banesën e tij nën akuzën e “Korrupsionit pasiv”, në bazë të nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale.

Kanë qenë agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit ata të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e ish-kryebashkiakut. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Arrestimit i tyre vjen pas videoskandalit të publikuar në media më datë 16 qershor ku Safet Gjici shihej duke pasur marrëdhënie intime me shtetasen Alma K. në ambientet e zyrës së tij në Bashkinë e Kukësit.

Në këmbim të favoreve seksuale Gjici i premtoi vajzës dhënien e një tenderi për kastrimin e qenve në bashkinë që ai drejtonte.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu