Sa trupa ka Wagner në krahasim me ushtrinë ruse

0

Udhëheqësi i tij, Yevgeny Prigozhin ka bërë thirrje për rebelim dhe trupat e grupit po shkojnë në veri drejt Moskës.

Grupi vlerësohet të ketë rreth 25,000 ushtarë, një shifër e përdorur nga Prigozhin të premten.

Në janar, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar vlerësoi se grupi Wagner komandonte deri në 50,000 trupa, megjithatë rreth 20,000 prej tyre thuhet se janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Nga ana tjetër ushtria ruse ka rreth 800,000 ushtarë aktivë.

Forca dikur vlerësohej në më shumë se një milion ushtarë, megjithatë mendohet të ketë pësuar të paktën 220,000 viktima gjatë luftës në Ukrainë.

Rusia mendohet të ketë rezervë edhe 250,000 anëtarë të tjerë të shërbimit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu