Në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, gazetari Poli Hoxha u shpreh se Rama pas McGonigal ka firmosur 5 pika me SHBa-në dhe me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Hoxha: Ky pas McGonigal ka firmosur 5 pika me SHBA-në dhe me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Unë po të them vetëm një. Me SPAK-un nuk do të merresh më. SPAK nuk është sabotuar vetëm me ankesa nga politika.
Të gjithë duke filluar qysh nga Kraja deri te Dumani thonë se duan para, se këta i bllokojnë paratë, si një marifet. Nëse të bllokojnë buxhetin dhe nuk merr njerëz në punë, sidomos me mbingarkesën në SPAK, Edi Rama tani të vetmen gjë që është duke bërë po mundohet të blejë kohë për veten. Është organizatë qeveria.