Shkruan Zef Ndreka
Opozita shqiptare, sidomos PD-ja, gjëndet në momentet e saj më të vështira, të pa para e të pa provuara ndonjëherë.
Opozita gjendet në një kaos të plotë.
Nevoja për të krijuar një frymë besimi për qytetarët dhe elektoratin duket një mision i pamundur. Kjo tregon se PD-ja është e pa aftë të krijojë një alternativë qeverisëse.
Ajo, jo vetëm që nuk po gjen rrugë të konsolidohet, por përkundrazi, përçarja po thellohet.
Mjafton të shikojmë grupimet ku janë katandisur:
– Nga njëra anë grupi mbështetës i Berishës me ndjekësit e tij dhe deputetët, kanë përfunduar në një kortezh të mbyllur në rrugicën e pagëzuar nga lideri i tyre si “Rrugica e shpresës” së tyre.
– Grupimi rreth Gazmend Bardhit që po “peshkon” me të drejtë në kënetën e Berishës.
– Grupimi i PD-së zyrtare që akoma nuk është zgjuar nga gjumi letargjik.
Drejtuesit e këtyre grupimeve, edhe pse e shikojnë se kriza po e gërryen si acid, apo po e tret kret opozitën, nuk nxjerrin mësime, nuk reflektojnë, por vazhdojnë me arrogancë në viset e veta në raport me qytetarët.
Plogështia e grupimit të PD-së zyrtare, që i ka praktikisht më shumë se grupimet e tjera rrugët e hapura për tu bere alternativë pushteti, është më shumë se e dukshme. Qartazi ka një shkëputje, një distancë me elektoratin. Ajo është ngërthyer vetëm në një luftë të brëndëshme dhe nuk po dijnë të dalin prej saj. Ose bëjnë sikur nuk e kuptojnë se po largohen gjithnjë e më shumë nga interesat reale të e shqiptarëve.
Ende ka një paradoks të madh në Shqipëri. Shumë demokrat (jo domosdoshmerisht anëtarë) kërkojnë partinë e tyre, por nuk e gjejnë. Ndërkohë që duhet të ndodhë e kundërta: Partitë duhet të luftojnë e të kërkojnë, të afrojnë demokratët, jo e kundërta. Për më tepër, ti largojnë apo ti përjashtojnë siç ka ndodhur psh me PD-në zyrtare.
Kjo sjellje e ka bërë Kryetarin e PD-së një burrokrat tipik, që mban rreth vetës një grup përsonash me të cilët ka privatizuar atë pjesë të PD-së përkohësisht. Brënda atij grupi, ato qarkullojnë pozicionet brënda njëri-tjetrit. Nuk ka hapsirë atje në atë parti. Ajo është mbyllur, dhe kjo nuk i lejon të ardhme.
PD-ja zyrtare e Bashës, deri më sot është parti vetëm e fotove dhe deklaratave të kullave, e deklaratave të thata politike pa ngjitur në elektorat, pa veprime e ide politike, pa platformë të qartë e bindëse për elektoratin.
Grupimet e PD-së, të gjitha janë në pritje: “Të bjerë guri në fund të pusit!”
Presin mbështetësit e Berishës, të Bardhit dhe më me ankth grupimi rreth Bashës.
Ndërkohë, nga kjo pritje dhe nga apatia, terreni politik i PD-së zyrtare po zvogëlohet. Ajo vazhdon të lerë fushën e zbrazur, të cilën e ka pushtuar deri më sot Foltorja. Kjo është paaftësi ekstreme për një forcë serioze politike.
Zgjidhja?!
Vetëm bashkimi, në të kundërt do humbasim kohë përsëri siç kemi humbur këto 10 vjet!