PE miraton rezolutën për Shqipërinë, rekomandohet forcimi i transparencës

0

Disa ditë para se liderët e Bashkimit Europian të vizitojnë Tiranën në kuadër të samitit të 6 dhjetorit, në Parlamentin Europian u miratua një rezolutë për Shqipërinë, me në fokus rritjen e transparencës dhe llogari dhënies.

Rezoluta, e cila është diskutuar prej dy ditësh në Bruksel, gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërparlamentar Shqipëri-BE për Stabilizim-Asocimin, ka bërë pjesë të saj edhe disa amendamente të propozuara nga Partia Demokratike.

Shqetësimet kryesore të reflektara në këtë rezolutë kanë të bëjnë me transparencën e fondeve publike, dhe mbrojtjen e të dhënave personale, rritja e korrupsionit dhe lufta ndaj krimit të organizuar si dhe eliminimin e ndikimit politik në sistemin e drejtësisë.

Deputetët e opozitës kanë ngritur shqetësimin e tre nismave qeveritare që sipas tyre shkojnë në kundërshtim me legjislacionin e Bashkimit Europian, siç janë pasaportat e arta dhe amnistia fiskale.

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij ka theksuar se problematikë vijon të mbetet mosadresimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë fjalës së tij i ka kërkuar Parlamentit Europian të mbështesin Ballkanin e Hapur, si një instrument që sipas tij vë në zbatim çështjet e adresuara në procesin e Berlinit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu