Pema e veçantë e Krishtlindjeve në Londër!

0

Londra e dha sinjalin e parë për festat e fundvitit, duke vendosur “pemën e veçantë të Krishtlindjeve” në stacionin ndërkombëtar St Pancras.

Më saktë një ekspozitë librash në formën e pemës e krijuar në bashkëpunim me librarinë e vjetër të Londrës Hatchards.

Pema përmban një dizajn të veçantë me një shkallë dredha-dredha dhe 270 rafte të stolisur me mbi 3,800 libra të pikturuar me dorë.

Brenda kësaj peme 12 metra gjenden edhe tetë qoshe komode ku vizitorët mund të zhyten në magjinë e librave.

Çdo kabinë është e pajisur edhe me altoparlantë që i lejon vizitorët të dëgjojnë një fragment libri pesë-minutësh.

Është atraksioni i përsosur falas për familjet ose një ndalesë relaksuese në udhëtimin nëpër St. Pancras.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu