Shkruan Zef Ndreka
Shqiptarët nuk kishin harruar se ekziston një fuqi magjike që ata i bashkon pa marrë parasyshe cilit besim i takon
Nënë Terezam qënie hyjnore, simbol i humanizmit shqiptar që si të tillë e pranuan dhe të tjerët, disi të kthen në lashtësi kur të njëri-tjetri ”zbulonim Zotin ” tonë. Figurën e kësaj Nëne të Kombit mund t’a shohë ndryshe ndonjë i rralluar. Shkaku i regjimit diktatorial ishte që Nëna Tereze me vite nuk shkeli në atdheun e saj. E megjithatë, nuk e harroi kurrë vëndin dhe popullin e saj. Se kush ishte dhe nga ishte ajo, Nëna Tereze publikisht e tha me rastin e marrjes së Çmimit ”Nobel ”(Oslo,10.12.1979):
Gjithmonë e kam në zemër
popullin tim shqiptar.
Zotin lut shumë
që paqja e Tij
të vije në familjet tona .j
Nuk bën të harrohet se kjo o ishte Nënë dhe e të tjerëve. Vetë prania e saj, antarësimi në institucione të ndryshme ndrkombëtare, fituese e shpërblimeve të ndryshme dhe laurate e ”Nobelit”, si dhe takimet e saj me burra shtetërorë, bisedat me njerëz e intelektualë të shquar , kanë nxitur padyshim kureshtjen e tyre për origjinen e saj. Keshtu, ajo ka sensibilizuar çështjen tonë aty ku nuk mund të depertonte diplomacia shqiptare.
Figurën e Nënë Terezes duhet t’a shohim ne kompleksin e njerezorës. Nderimet që iu bënë kësaj qenie hyjnore nuk i ka përjetuar asnjë përsonalitet tjetër botëror. Ajo kishte forcë të ndalë dhe luftën mes popujve. Ju kujtohen përgjakjet e tmerrëshme mes izraeliteve dhe palestinezeve në Bejrut ne vitët ’70-të, për ti shpëtuar të sëmurët dhe të pastrehët? Kishin heshtur armët tek kalonte ajo deri sa ishte zbrazur spitali. SHBA-të vështirë të shpallin ndonjë qytetar nderi, por ndër pesë përsonalitetët botërore të nderuara nga ky vend, është edhe kjo Nëna Jonë.
Nderimi i Nënë Terezës me çmimin ”Nobel ” shkaktoi shqetësime në qarqet e ish-Jugosllavisë . Si t ndërohet një shqiptare?! Ata frikësoheshin se ky respekt botëror tek shqiptarët do të shtonte edhe më shumë krenarinë kombëtare. Edhe tani nuk pushojnë se ngrituri gjithfare hipotezash e tezash rreth origjinës së Nënë Terezes dhe të vetë popullit shqiptar. Ngritën një armatë shkarravitësish në rrënimin e kesaj qënie hyjnore. Shfaqën shumë pretendente që këtë Nënë t’a bëjnë të gjakut të tyre. Nuk pushuan shpifjet as në ditën kur Papa Vojtila ua prishi pazarllëqet: ”Si mundemi ne të harrojmë Gonxhe (Anjeza)Bojaxhiun, Nënë Terezen e Kalkutës, bijën e popullit shqiptar, që i ka dhënë nder dhe shkëlqim kombit të saj…” Fqinjet propaganduan nëpër kancelaritë e Europës: shqiptarët nuk janë autoktone as nuk i përkasin një lashtësie të herëshme – duke e shpallur popull të vonshëm, fisnor. Për këtë turp të shkencetarise se tyre nxjerrin si xhoker shek.XVI, ku bajraqet tona pranonin islamin që t’i iknin dhunës. Dhe, këtë e plasojnë ku të munden për të rrënuar imazhin shqiptar, për t’i shpallur shqiptarët fundementalist. Këtij primitivizmi të fqinjeve u qendroi përballë edhe figura e Nënë Terezes, kësaj Shënjtoreje tashmë të gjithë njerzimit!
Dje ishte 5- vjetori dhe gjithë shqiptarëve për të gjitha sa thanë me lart ju uroj t’a gëzojmë Shënjterimin e saj!
Promoted Content