Perëndimi refuzon qartë klasën e vjetër politike

0
Shkruan Zef Ndreka
Stërzgjatja e tranzicionit, është qëllimi i luftës apo lojes politike të Berisha-Meta-Ramës dhe kjo vjen, për shkak të krimeve që kanë bërë përgjatë instalimit të rregjimeve të tyre në vite.
Është në hall hall të madh kjo treshe. Nga njëra anë është Rama i kapur në vjedhje por që nuk arrijnë ta hetojnë, nga ana tjetër është Berisha i shpallur non grada për korrupsion dhe Meta njëlloj si këta e më keq!
Shkallët e korrupsionit i kanë ngjitur me mirkuptim mes tyre për të instaluar pa ndëshkueshmërinë e këtyre niveleve.
Berisha dhe Meta, që e liçensuan kështu Ramën për të bërë si ata, janë të mbrojturit dhe të siguruarit nga ky i fundit.
Sa të jetë Berisha e Meta, ne do të kemi në kurriz rregjimin e Ramës, që i ka ngritur në nivele më të larta korrupsionin dhe po vjedh më shumë dhe me VKM. Kjo është arsyeja e xhelozisë në mes të kësaj treshe të quajtur trekëndëshi i Bermudës .
Për të zgjatur pa fund tranzicionin, Berisha hartoi planin e përçarjes së PD-së duke ia lehtësuar sundimin Ramës.
Berisha edhe pse vazhdon e përdor gjithë arsenalin e tij si mediatik, financiar, foltorist, megjithëse i futi në rrjesht gjithë ministrat e bashkëpunëtorët e tij të korruptuar, megjithëse i takoi sa për opinion partitë e vogla të djathta pa elektorat , megjithëse firmosi një marreveshje paçavure me Meten , ai ndjehet humbës .
Berisha i bëri dhe vazhdon ti bëjë keq llogaritë.
Ai, luajti për të asimiluar PD-në, duke menduar se edhe ato janë foltoristë që mashtrohen nga gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij.
Berisha që tani ndjehet humbës. E tërbon çdo fjalë që artikulohet nga perëndimi, sidomos nga USA.
Deklaratat e tyre dhe gjyqi i Apelit, e detyrojnë të tregojnë dhëmbët me protesta për arsye përsonale e familjare. Përdorimi që i bën ai demokratëve në këtë mënyrë është poshtërsi.
Koha i ka lënë pas këto peshq të mëdhenj që e grabitën vëndin dhe e varfëruar popullin duke e gangrenizuar më tej Shqipërinë.
Tranzicionin e stërzgjatur të vëndit Berisha-Meta-Rama e bazojnë në marrëveshjet mes tyre për mosndëshkueshmëri reciproke dhe për të mos hapur precedentin e dënimit të tyre. Gjithë lojën e mbijetesës së tyre e mbështesin tek llumi i mediave vizive të kapura, tek shtypi dhe tek portalet e pafundme që zotërojnë. Kanë krijuar moçalin çoroditës dhe manipulues të mbështetësve e tyre.
Perëndimi jo vetëm nuk i pranon, por i ka refuzuar dhe vazhdon ti refuzojë qartë dhe prerë.
Berisha e di mirë se do te humbasë. Alibia e tij do rrotullohet për të gjetur “fajtorët”! Për ti faturuar humbjen! Për ti lënë dopio gjashtën në dorë PD-së. Ndaj ligësia e tij nuk pranoi të bashkëpunojë me PD-në në zgjedhjet vëndore, por donte ti asimilonte ato.
Lakmitarët apo lakutërit e pasurive të vëndit Berisha-Meta-Rama janë të pa ngopur, janë grykës që i kanë bërë dëm të madh Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me dëshira shpërthyese për pasurime pa limit, për famë , për tu bërë të fuqishëm shfaqen të pa përmbajtshëm për pushtet, gjithnjë duke u paraqitur të shkatërruar mendërisht e shpirtërisht.
Amerikanët e kanë shprehur qartë gjendjen politike dhe orientimin e Shqipërisë:
Shqipëria gjëndet në rrezik si 100-vite më parë.
E ka në dorë vetë fatin e saj. Ose të orientohet nga euroatlantizmi ose nga Rusia.
Ndaj perëndimi është shprehur qartë dhe refuzon klasën e vjetër politike.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu