Shkruan Azgan Haklaj
Dy ditë më parë ish-Presidenti i Republikës Ilir Metaj,i prangosur nga SPAK dhe GJKKO me dyshimin e krimit të korrupsionit, fshehjes e mosdeklarimit të të ardhurave dhe pastrimit të parave bëri një deklaratë nga llogaria e tij në fb duke u përhapur gjërësisht dhe nga mediat sociale.
Me gjithë kamuflimin e rremë të gjoja 5 prioriteteve fokusi i tij ishin demokratët qëndrestarë euroatlantikë dhe ndonëse pa emër sulmohesha unë personalisht.
Dy ishin linjat e qarta të sulmit të Metajt ndaj meje dhe e gjej me vend ti përgjigjem publikisht.
-Ai me quan euroatlantist të vonuar.
I them zotërisë së qelisë 5 se euroatlantizmi nuk është kurrë i vonuar, ai është frymë individuale e princip që më bën krenar sikundër jam krenar që jam demokrat e shqiptar.
Ti “sovranisti” i vonuar më mirë përgjigju se ç’farë të lidh me kompaninë serbo-sllave “Serbian Airline” kur ishe ministër i jashtëm dhe aty merr fund edhe “sovranizmi”e “patriotizmi” yt ?!
Ti më thua se padroni im është Edi Rama!
Jo zotëri:
Unë kam padron Shqipërinë, Atdheun, Kombin dhe për veprimtarinë time patriotike ka reaguar Moska ku e ke shpresën ti,
Zotëri banor i qelisë 5!
Besoj se nuk i ke harruar ngjalat që i ktheve në hala kundër demokratëve!
A ke qeverisur me z Rama dhe këtë qeverisje a ua ka pagëzuar Tadiç??!!
A u bëre president me bekimin e Ramës?!!
Ti thua se u burgoset për shkak të patriotizmit dhe nacionalizmit tuaj, por e vërteta është ndryshe sepse të gjithë e dinë se ju mbeshtetët Fredi Blerin, një njeri që ka dhunuar simbolet kombëtare dhe është pjesë e Agimit të Artë platforma e të cilit është helenizimi e asociacioni i Jugut të Shqipërisë me “vetëvendosje”.
Ju deklaruat se se ke lindur në Skrapar për do të vdisni në Himarë!
Po për çfarë do të vdisni zoti Metaj??
Për Helenizimin e Himarës, palcës së Labërisë!
Zotëri i qelisë 5!
A e takuat i pari Mickovskin në Ohër dhe e uruat për fitoren, por “harroni” si “sovranist” luftën e hapur kundër simboleve kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Maqedoninë e Veriut.
Zoti Metaj!
-Ti me quan spakist duke ironizuar suportin tim dhe të demokratëve euroatlantikë me në krye Lulzim Bashën ndaj këtij institucioni kushtetues të drejtësisë së re, i cili po instalon forcën e ligjit dhe po rrëzon mitin e pandëshkueshmërisë,
Ne vazhdojmë të mbeshtesim pa asnjë mëdyshje për goditjen e krimit të organizuar, korrupsionit madhor për të shembur regjimin oligarkik- kleptokratik, kakistokratik, për të dhënë fund mobokracisë që ka sunduar mbi tre dekada.
Zoti Metaj!
Ti si një genjeshtar patologjik pa asnjë princip human e politik mundohesh të demontosh e të atrofizosh të vërtetën rreth fotografisë me kompaninë kineze që shoqërohej nga ish-shefi i kundërspihunazhit të FBI-Mark Rosini.
Eshtë e veshtirë deri në pamundëdi të mund ta kalosh këtë ndodhi pasi të siguroj që kryesherbimi inteligjent i globit të mos ketë gjithçka të qartë e të protokolluar deri tek çaji që të është servirur në NY e personat që të kanë shoqëruar e kontaktuar.
Ndaj besoj se në çeshtjen McGonigal që SPAK ka hapur do të jetë edhe një fraksion për aktivitetin tënd me këta agjentë të linçuar vetëm e vetëm për të komplotuar kundër PD-së dhe liderit të saj Lulzim Basha.
Kaq këtë herë z.Metaj me këshillën si malësor që të mos fshehësh kokën si struci por të dalësh në tapet siç kë pretenduar me çunat e Pazarit te Ri.
Promoted Content