Anila Basha është një gazetare e mirëfilltë edhe pse herë pas here ka punuar si këshilltare ministrash dhe kryebashkiakësh.
Elvi Fundo është një ish zyrtar i PD-së, ish subjekt i deklarimit të pasurisë. Kur PD-ja ikën nga pushteti, shfaqet si gazetar.
Që të dy kanë sulmuar gazetarë për interesa të ish drejtorëve dhe ish ministrave të akuzuar për korrupsion, por ndoshta edhe për shkak të urrejtjes dhe mllefeve të pashpjegueshme.
Në një sondazh të Brryli Broadway, disa muaj më parë, CNA dhe News Bomb rezultonin si portalet më gjobëvënës në Shqipëri, duke i perceptuar Elvi Fundon dhe Anila Bashën si ‘Shullazët e gazetarisë’ në Shqipëri.
Dhe ky perceptim ka një bazë, ndonëse për të identifikuar gazetarët e vërtetë gjobëvënës, ka edhe rrugë të tjera, siç është për shembull, një Veting për pasurinë dhe shpenzimet.
Kompania e telefonisë ONE Albania ka lidhur kontrata reklamimi me Anila Bashën dhe Elvi Fundo, i cili për vite me radhë është fshehur pas ish administratores Etleva Skonja.
Meqenëse portalet e Elvi Fundos dhe Anila Bashës janë periferike, kontrata reklamimi është një formë gjobe që kompania paguan për të evituar sulmet nga dyshja Basha-Fundo.
Sipas kontratës, ONE Albania i paguante 1.4 milionë lekë të vjetra në muaj Elvi Fundos. Një shumë të përafërt i paguante edhe Anila Bashës. Kontrata e ONE Albania me Anila Bashën dhe Elvi Fundon mbaroi. Kompania nuk dëshiron dhe nuk ka interes për të lidhur një kontratë të re.
Çfarë ndodh?
Anila Basha dhe Elvi Fundo nisin një sulm me portalet e tyre ndaj kompanisë One Albania, me shkrime agresive, me qëllim për të detyruar dhe shtrënguar kompaninë që t’u japë para.