Shkruan Zef Ndreka
Kina dhe Rusia janë përfshirë në luftë, aq sa është përfshirë deri tani Amerika. Duke qëndruar sa larg edhe pranë vatrës së luftës.
Siç duket fuqitë e mëdha po testojnë njëra tjetrën në largësi, të ndara në dy kampe.
Njëra fuqi ushtarake Izraeli, SHBA etj kundër Irakut me argumentët e artikuluara qartë e saktë për çlirimin nga rreziku i bombave bërthamore të përgatitura nga Irani, si dhe fuqia tjetër ushtarake Rusi, Kinë etj në krah të Iranit duke e ndihmuar veç të tjerash edhe me asistecë të kualifikuar ushtarake. Sidomos Kina dhe specialistët e saj po punojnë dhe avancojnë për të çarë plotësisht kupolën e hekurt ajrore të Izraelit.
Në planin ushtarak, nga këto dy kampe të kundërta, besoj se llogaritë janë bërë mirë!
Kemi një Izrael që bombardon lehtësisht dhe një Iran që gjendet i pa mbrojtur nga sulmet ajrore kundër tij. Nuk e kuptojmë ende për çfar motivesh kundërsulmet ajrore irakiane nuk po shënjestrojnë aty ku piketohen por ato raketa që depertojnë në hapsirën ajrore të Izraelit devijojnë pa orientim, duke shkaktuar dëme vetëm në civilë.
Pavarërisht si kanë shkuar ngjarjet deri tani, mund të themi se situatën nën kontroll e kanë më shumë izraelitët, të cilët deri më tani kanë triumfuar duke e mposhtur Iranin, për të mos thënë e kanë ulur në gjunjë.
Vetëm një javë bombardime dhe situata u qartësua, duke arritur shumë shpejt ta mposhtë fuqinë rajonale ushtarake për të cilën Irani krenohej dhe friksonte fqinjët prej disa dekadash.
Mbrojtja kundërajrore në Iran duket se nuk ekziston më.
Ashtu siç nuk ekzistojnë më udhëheqësit e saj ushtarakë dhe shkënctarët e prodhimit të bombave atomike, si dhe dëmtimi total i flotës ajrore luftarake të saj.
Përgjigja e Izraelit për sulmin ushtarak ndaj Iranit në fakt, ka qënë pak a shumë e paralajmëruar qartë që në sulmet e papritura ndaj tij në Prill dhe Tetor të 2024-es, pra rreth 9 muaj më parë kur Hamasi sulmoi Izraelin.
Kryeministri izraelit në atë kohë paralajmëroi qartë e prerë çfar do i gjente ose të dorëzoheshin.
Si duket ky ka qënë fillimi i rënjës së rrjetit politik e ushtarak të Iranit që dukej se zotëronte rajonin ku perfshinte Hamasin në Gaza, Hezbollahun në Liban, regjimin e Asadit në Siri, paramiliarët shiitë në Irak dhe rebelët Huthi në Jemen.
Po sot, ku janë Hamasi dhe Hezbollahu, a ekzistojnë?!
Po rregjimi i Asadit?!
Veç të tjerash, Izraeli përveç shkatërrimit që po i bën rregjimit iranian, në rrafshin politik ka fituar shumë. Sepse vënde si Jordania dhe Arabia Saudite janë çliruar nga Irani, nga diktatet politike, ideologjike, ekonomike e kulturore dhe kanë dhënë informacione duke bashkëpunuar me Izraelin për trajektoret e raketave të nisura nga Irani kundër tij.
Dhe sot, këto vende arabe janë më të qarta dhe më pranë Izraelit dhe SHBA-ve.
Përfshirja e fuqive në luftë vertetë përbën rrezik, por shpresoj shumë të ndodhë dorëzimi pa kushte i Iranit të pa shpresë.
Ndryshe, po lëviz të përdorët bomba e madhe 30 tonëshe dhe dëmet për Irakun e më gjërë do jenë katastrofike. Pastaj, çfar i mbetët Kinës dhe Rusisë që po veprojnë si struci?!
Apo vetëm kështu i’ua do loja për Tajwanin dhe Ukrainën?!