Persekutimi global ndaj të Krishterëve është një çështje urgjente e të drejtave të njeriut që mbetet e nën-raportuar

0

Shkruan Kostantin E. Luçi

Një artikull i botuar në Washington Post, thoshte: “Persekutimi ndaj të Krishterëve vazhdon… por rrallë merr shumë vëmendje në mediat perëndimore. Edhe shumë besimtarë të kishës mbyllin një sy. (The war against the Christians: Persecution of the human heart grows, particularly in the Middle East’, The Washington Times, 24/07/17). Persekutimi sot, është duke u përhapur në masë të madhe dhe provat për këtë janë të qarta dhe janë të shumta. Në disa rajone nëpër botë, persekutimi po i afrohet gjenocidit, si dhe forma e persekutimit duke nisur nga ç’rrënjosja me dhunë e të Krishterëve nga vendet e tyre, duket që është objektiv i qartë përderisa nuk ka asnjë reaggim nga askush, ose dhe vetë zërat që reagojnë për këtë janë shumë të pakët. Synimi në këtë persekutim ndaj të Krishterëve është I qartë, duke nisur me heqjen e Kryqeve dhe shkatërrimin e kishave, duke përfshirë dhe vrasjet e klerikëve dhe rrëmbimin e tyre. Ajo që raporti vjetor i Open Doors për vitin 2,023, nxorri zbuluar është fakti që persekutimi është shumë herë më i lartë sesa ne mund të mendojmë. Ishte po ky raport i cili tregoi se një ndër shtatë të Krishterë persekutohet për besimin e tij dhe përballet me nivele të larta persekutimi. Gjithashtu ky raport e theksoi fort dhe faktin se mbi 4,000, kisha dhe ndërtesa të tjera të Krishtera u sulmuan në mënyrë të qëllimshem pa përmendur këtu dhe numrin e të Krishterëve të vrarë, i cili vazhdon që të rritet çdo ditë dhe më shumë. Gjithashtu persekutimi më i madh është ashtu si e kam përmendur në vendet Afrikane dhe ato Aziatike, pra vende jo të Krishtera, ku vende si: Libia apo Somalia, Turqia apo Afganistani, po përjetojnë një rritje galopante të persekutimit ndaj të Krishterëve. Ashtu si thotë dhe Cambridge University Press, persekutimi global i të Krishterëve është “një çështje urgjente e të drejtave të njeriut që mbetet e nën-raportuar”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu