Përsonazhi i vitit tim është profesoreshë Vjollca!

0
Shkruan Zef Ndreka
U mbyll viti kalendarik 2023, i mbushur me ngjarje ku nuk munguan ato politike, kronika e zezë, aktivitetët kulturore, ekspozitat, sporti, veçanërisht futbolli dhe suksesi i Kombëtarës tonë për kualifikimin në kampionatin Europian në Gjermani.
Të gjitha aktivitetet e 2023, në një mënyrë apo në një tjetër, kanë ndikuar në përditshmëritë tona.
Është zakoni, që përzgjedhja e përsonazhit të vitit të bëhet më sondazhe duke fituar miq dhe lexues që të bëhen pjesë e tij, duke votuar të preferuarin. tuaj.
Për mua përsonalisht, përzgjedhja këtë vit më erdhi për prof.Vjollca Thimo, e cila prej shumë vitesh ka lënë gjurmë përmes punës fillimisht si mësuese e gjuhës frenge. Ka lënë gjurmë tek unë për arritjet e saj në profesion dhe ndikimin e tyre në shoqërinë shqiptare, dhe jo vetëm për franko-folësit.
Emocionet që na ka dhuruar ndër vite, por edhe pas 40-viteve, asnjëherë nuk na kanë munguar ne, nxënësve të saj.
Profesoresha Vjollca Thimo Lubonja, njëkohësisht autore e teksteve dhe metodave të mësimin të frengjishtës, poete, piktore, botuese, me një karrierë shumë të pasur në Rubik dhe në Tiranë, ka fituar zemrat e të gjithve, duke e kujtuar përherë me respekt dhe duke e patur si busull orientuese në qëndrimet e saj të drejta e të qarta për familjen, për shoqërinë.
Profesoresha Vjollca, për punën e saj, ka marrë titullin Mjeshtre e Madhe e Punës.
I urojmë Vitin e Ri 2024 plot gëzime dhe shëndet!
Gëzuar Prof. Vjollca Thimo!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu