Petar Petkoviç: Albin Kurti si fëmijë ideologjik i Enver Hoxhës, po e kthen Kosovën në një vrimë të zezë në mes të Europës

0

hef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka kritikuar ditën e sotme kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për refuzimin e tij në mbledhjen e ardhshme të nismës “Open Balkans” në Ohër.

Petkoviç ka deklaruar se Kurti nuk beson në iniciativën e nisur nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, sepse ai ishte “i neveritur ideologjikisht me hapjen dhe lirinë, të cilën ai e konfirmon çdo ditë me politikën e tij izoluese”.

“Kurti nuk dëshiron që mallrat të lëvizin lirshëm dhe njerëzit të punësohen sepse programi i tij politik dhe ekonomik është reduktuar në krijimin e një vrime të zezë në barkun e Evropës, një ishull i izoluar i rrethuar me mure nga pjesa tjetër e botës,” tha Petkoviç.

Ai ka cilësuar Kurtin, “si fëmijë ideologjik i Enver Hoxhës” dhe me një politikë të tillë do të dëmtojë të gjithë ata që jetojnë në Kosovë .

Kryeministri Kurti ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në takimin e nismës rajonale Open Balkans, më 7 dhe 8 qershor në Ohër.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu