Plasin protestat edhe në Malin e Zi si mbështetje për serbët, parulla pro Putinit

0

Një tubim është mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi në mbështetje të serbëve në veriun e Kosovës. Ata u mblodhën në fillim para një kishe, për të zhvilluar më pas një marshim në rrugët e Podgoricës.

Protestuesit mbanin në duar flamuj të Serbisë dhe kishin veshur bluza me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, “Rusi-Mali i Zi”, dhe kishte edhe disa me shkronjën “Z” dhe imazhin e Ratko Mlladiç e Vladimir Putin.

Raportohet se tubimi ishte organizuar përmes rrjeteve sociale.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu