“Po ku ka si ti o Shqipëria ime”! Melodia e këngës së Vaçe Zelës hap punimet e panairit të verës në mes të Beogradit

0

“Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, kjo ka qenë melodia e cila ka kumbuar ditën e sotme në mes të Beogradit.

Melodia e këngës së Vaçe Zelës ka hapur punimet e Panairit të parë të Verës i cili po mbahet në Beograd, panair ky i cili është organizuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.

Në panair krah dhjetërave prodhuesve të verërave në rajon, kanë marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski, presidenti serb Aleksandër Vuçiç si dhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Më herët gjatë fjalës së tij në këtë panair, kryeministri Rama u shpreh se vendet e rajonit kanë humbur shumë kohë duke u përpjekur për ti treguar njëri-tjetrit se kush është i pari, teksa më tej shtoi se panairi vitin tjetër do të zhvillohet në një tjetër kryeqytet të rajonit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu