Policët e Shtetit po rriheshin me grushta, kriminelët vranë me AK-47 rojen e pafajshëm

0

Në të njëjtën natë kur në godinën e “Top Channel” ndodhi një antentat mafioz, ku mbeti tragjikisht i vrarë roja i objektit, Pal Kola, disa efektivë policie, kolegë mes tyre janë përleshur pas një sherri me njëri-tjetrin.

Protagonistë kanë qenë një baba dhe dy djemtë e tij, të tre efektivë të forcave të rendit. Nga sa bëhet me dije, Hamit Sallaku së bashku me dy djemtë e tij, Denis Sallaku dhe Mariglen Sallaku janë ndaluar nga forcat “Shqiponja”, që po patrullonin në zonën e rrugës “Bardhyl” dhe pikërisht në këtë moment ka lindur edhe konflikti.

Mësohet se njëri prej djemve të Hamit Sallakut, efektiv i Rendit, ka qenë i pirë në momentin e ndalimit, teksa të paqarta janë rrethanat e sakta të incidentit. Në momentin e ndalimit, por edhe gjatë shoqërimit ka pasur përplasje fizike mes anëtarëve të familjes Sallaku (efektivë të policisë së rendit) dhe efektivëve të “Shqiponjave”.

Ky incident i ndodhur shumë afër në kohë me ngjarjen e rëndë në godinën e “Top Channel”, tregon fytyrën e shëmtuar të policisë dhe sigurisë në vendin tonë.

Ndërkohë që policët përleshen me njëri-tjetrin se dikush pretendon se është i paprekshëm nga ligji, në të njëjtin qytet vritet një i pafajshëm i cili nuk bënte asgjë tjetër veçse punonte me nder, në tentativë për të mbijetuar në këtë vend të egër.

Sa të sigurt duhet të ndihen qytetarët shqiptarë teksa në njërin cep të Tiranës efektivët rrihen me grushta e në cepin tjetër kriminelët zbrazin karaikatorët e kallashit mbi trupat e të pafajshmëve?!

Cila është përgjegjësia e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtorit të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullakut në këtë histori?! Do kalojë edhe kjo ngjarje që shënoi vrasjen e një tjetër të pafajshmi nga dora e krimit, si vrasja e banakieres në Don Bosko po prapë nga dorë kriminale, me një komunikatë për shtyp?!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu