Policia kontrolle në Vlorë për humbjen e Elvis Martinajt. Klani mafioz rrëmbeu fillimisht familjarë të të besuarit kryesor të Martinajt?!

0

Vijon të mbetet mister fati i Elvis Martinajt. Prapaskena mëson nga burime serioze se pista kruesore ku janë fokusuar hetuesit është mundësia e zhdukjes së Elvis Martinajt në Vlorë, ku policia po kryen kontrolle dhe vëzhgime.

Sipas kësaj piste, Marinajt është rrëmbyer nga një klan mafioz rival nga Vlora, ku më pas dyshohet se është ekzekutuar.

Fillimisht, klani mafioz dyshohet se ka marrë peng familjarë të shtetasit G. B nga Fushë Kruja.

G. B ishte i besuari kryesor i Martinajt. Përmes pengmarrjes së familarëve, grupi nga Vlora, i cili kryen aktivitet kriminal edhe në Tiranë, detyruar G. B që të ‘shesë’ shefin e tij Elvis Martinaj.

Gjithsesi, ende nuk ka një pistë zyrtare për ngjarjen. Ende nuk dihet nëse Martinaj është ekzektutuar apo kemi të bëjmë me një inskenim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu