Shkruan Zef Ndreka
Ngjarjet politike në Shqipëri, na i ofrojnë çdo ditë e më qartë aktorët kryesor të tyre si dinakë, mashtrues. Si politikanë njerëz pa moral, të telendisur si mos më keq, të pa shpresë. Tashmë i shikojmë edhe si komedianë qesharak, që të “këpusin në mes” dhe bëjnë revolucione imagjinare.
Këto politikanë janë sot vërtetë në hall. Nuk po fitojnë gjyqin më Amerikën, pasi kanë pushtuar zyrat e PD-së me leva e varrè!
Këta, pasi kanë shkatërruar jetën e një brezi në Shqipëri, pasi ndjehen sot të destabilizuar plotësisht, i shohim edhe të tmerruar.
Dhënia e non grata-ve amerikane dhe britanike i kanë detyruar të futën në intubim, për shkak të ngushtimeve nga çdo anë! Nuk kanë frymëmarrje. Më kot mundohet t’a gjejnë edhe tek vullnetarët foltoristë.
Berisha, Meta dhe Rama , janë viruse tashmë në Shqipëri. Këta të sëmurë, për një karrige në kuvend dhe në qeveri, i shohim si bakterie nëpër intervista çdo ditë.
Vazhdojnë e gënjejnë, mashtrojnë , bashkëpunojnë për të mbajtur gjallë e të ndezur vullnetarët e tyre.
Këto, s’po lodhën as duke hequr e vënë maska në fytyrë. Gara e tyre është e pa shëmbullt. Vetëm maskat e mendjes e të trurit nuk mundën t’i ndërrojnë!
Kështu, këta si politikanë, që kanë mbajtur dhe luftojnë akoma të mbajnë peng politikën, mbetën armiku më i madh i shqiptarëve në Shqipëri. Simptomat e politikave të tyre tashmë i njohim të gjithë: vjedhje , krim , korrupsion.
Këto simptoma po varfërojnë më tej shqiptarët, po iu shkurtojë jetën, po i detyrojnë të largohen nga vëndi sidomos rininë.
Me këta politikanë , Shqipëria është mplakur shumë. Pasojat kanë filluar të ndjehen që tani. Popullsia e plakur po jeton në Shqipëri si pasojë e politikave të treshës Berisha-Meta-Rama!
Këta politikanë mashtrojnë në publik, në ekrane e në portale lajmesh. Kudo ku shfaqën, janë pa moral.
Mendoj se ju ka ardhur koha të hetohen , të japin llogari e të dënohet. Të bëhen transparente për opinionin , bëmat e tyre antishqiptare.
Mungesa e dashurisë për vëndin, më thotë se këta politikanë , janë të tredhur. Është e habitshme që gjetën terren të përshtatshëm në Shqipëri pas përmbysjes së rregjimit komunist.
Por Shqipëria mesa duket , ishte shteti i politikanëve të tredhur, i bandave politike për interesa parashë, që kanë harruar popullin, votuesit dhe premtimet elektorale .
Liderët e treshës së Bermudës shqiptare , përpara se të merreshin me politikë, janë thirrur e janë tredhur, në Tiranë , Beograd, Athine e Moskë.
Pas tredhjes , janë dhënë urdhërat apo lejet për t’iu futur politikës.
Vetëm DASH-i, Britania e Madhe, EU, e shpëtojnë Shqipërinë.
Falë vëndimit të tyre , politikanët pengmarrës të politikës tonë kanë mbetur të vetmuar .
Nuk kanë më elektorat si më parë, nuk kanë më asnjë aleat, dhe janë krejtësisht të pa shpresë. Ndaj janë futur në intubim politik.
I shohim çdo ditë e më brutal, më arrogantë, të fryrë kot si mburravecë, si fëmijët e lagjeve.
I shohim çdo ditë më fjalorin më të ulët të shajnë e të ofendojnë nga të gjitha anët.
Tashmë Berisha e Meta, janë telendisur vetë e janë shfaqur lakuriq si dikur Rama i tyre në plazh.
Promoted Content