Shkruan Sokol Pepushaj
Këtë shtator do të arrestohen më shumë se 300 biznesmenë të lidhur me politikën, politikanë që në Kuvendin e Republikës bëjnë ligje e në çdo centimetër të vendit pisllëqe, drejtorë të lartë të administratës, ish-ministra e ministra e të tjerë VIP-a nga nga të gjitha fushat, edhe në media.
Ky është lajmi i mirë i një ‘grand operation’.
Operacioni gjigant nuk është telenovelë fshati që shfaqet me leje të Bablokut, por një nervozizëm i akumuluar prej kohësh nëpër sofistikimet e paradokseve ballkanike, që kërkon leje speciale dhe inteligjencë që nuk i komplikon sfidat.
Sfidat fshatarët tanë i marrin me humor.
Kanë kaluar nëpër epoka, ku një punonjës biblioteke arrestohej se ka interpretuar një libër me logjikën e tij dhe jo të Partisë, por nuk vritej ujku në male, edhe pse bënte kërdinë mbi bagëtitë e fshatit.
Për ujkun, si sot për kriminelët, duhej leje nga Parlamenti.
As për Ujkun e sterilizimit, politika nuk i jep leje SPAK-t ta arrestojë, megjithëse ka bërë namin e zi mbi bagëtitë dhe njerëzit.
Kokrrat e imëta kërkohen mes të trashave, me gishtat e hollë të Bablokut trashaman. Lista me peshq të vegjël, me gjela e pula, maçokë e lepuj, që i bën kurban sa për të mashtruar se drejtësia funksionon, ka zbehur deformimet e shëmtisë 30 e ca vjeçare, ka zbutur reagimet e ambasadës amerikane herë me korrupsion të nivelit McGonigal, e herë me patronazhistë që i ka punësuar aty në të zezë, të pa regjistruar fare.
Regjistrat tanë do i hapim me rrallë.
Ose më qartë, do t’i shfletojmë me radhë e pa radhë, edhe me emra, ata që prishin radhën edhe në sportele e seleksionojnë gazetarët e mafies dhe oligarkët që kanë çuar pasuritë tona në Amerikë, duke i pajisur me viza, edhe me lista nga Lali Eri, se kështu bëhen punët e mira që mbajnë peshën e presionit për vendime, në aparencë të pamundura.
Këtu, tek pamundësia e arrestimeve VIP, ka trokitur mundësia.
Pas portës së burgut, nuk janë të seleksionuarit e 4 Klaneve Mafioze, por një listë gjatë me mbi 300 emra VIP, e përzgjedhur nga ambasadorja Yuri Kim.
Se ambasadorja i ka radarët aktiv këtej, se nuk ja fikë dot Olta Xhaçka si dikur NATO-s Mimi Kodheli.
Luci i peshkut ngatërroi rrugën në festën e ditëlindjes. Në vend t’i hipë gomarit Bablok e të shkonte në lokal, u shtri në sedilje të makinës luksoze, ngatërroi rrugën për në varreza e skaliti epitafin mbi varr: “Më varrosni me duart jashtë”.
“Me duart jashtë” është mesazh rilindas.
Edhe pasi të burgosen, synojnë të vjedhin. E veshin të zezën e vet me humorin dhe ironinë e pamundësive për të vendosur rregulla kolektivë në shërbim të vetvetes e hijeve të veta.
Nën hijen e dosjeve të krimit, po shkruhet historia e zgjimit.
Që të jemi konçiz, shtatori pritet të jetë fillimi i fundit të 20 familjeve kriminale që hanë me garuzhde në kazanin e 4 Klaneve Mafioze.
Presioni nga Ambasada amerikane, pa të cilin dosjet VIP as do të hapeshin, ja ka hequr trurin Bablokut dhe Mafias, edhe për faktin se “tenxheres” që po zien nuk ja shikon askush kapakun. Ambasadori i ri nuk është këtej, edhe pse është nisur prej kohësh, dhe Yuri Kim edhe pse është nisur me kohë, ende është andej, andej ku dorëgjatit që i ka futur në xhep dorën çdo shqiptari, nuk i pinë ujë as paratë e korrupsionit, as leksionet e Sorosit apo Tony Blair, që i sillen si hije edhe kur shkon në banjo.
Bablokut i ka vdekur ora.
I kanë ngelur vetëm Bajram Begu, Olta Xhaçka, Taulant Balla që prin në ballë të karvanit antiamerikan, dhe ca konkubina si Belinda Balluku që gërshërët e drejtësisë kanë hapur këmbët e janë gati t’i presin balluket ta bëjnë gati për burg.
Fundi është afër…
Janë prishur projektet e Bablokut për mbrojtjen e Sali Berishës, Ilir Metës dhe hajdutëve të famshëm, është rrëzuar “Muri i Turpit” në Peru që ndante lagjet mes të pasurve e të varfërve e po shembet edhe ai mes Tiranës dhe Kodrës së Diellit, ka rëne Alfred Peza nga trampolini i radio Televizionit Shqiptar, janë shkëputur lidhjet me Perëndimin dhe më e papritura, ka ardhur porosia sekrete e Yuri Kim për Altin Dumanin dhe lista me mbi 300 arrestime VIP./Pamfleti