Shkruan Albert Vataj
Opera “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është vepër e autorit Prenk Jakova, e cila në skenën tonë erdhi premierën e vitit 1968. “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është opera e dytë e kompozitorit Prenk Jakova, e cila u shfaq më 17 janar të vitit 1968. Kjo opera mbetet vepra e parë historike e plotë në muzikën shqiptare, një vepër madhështore në zhanrin operistik shqiptar për nga muzika e pasur, orkestracioni, rolet, personazhet dhe karakteri i saj, si dhe pjesëmarrja masive, ku janë përfshirë afërsisht 280 artistë”. Kompozuar nga Prenk Jakova, libreti mban emrin e autorit Llazar Siliqi. Dirigjent Mustafa Krantja, regjisor Piro Mani, piktor Shaban Hysa. Interpretues: Gjergj Kastrioti: Gjoni Athanas, Ibrahim Tukiçi; Mamica: Luiza Papa, Tefta Çavo; Donika: Nina Mula, Irena Gjergo; Ajdin Muzaka: Ramiz Kovaçi; Balë Gjinaku: Gaqo Zdruli; Ndre Farka: Vangjo Kosta; Marin Shpendi: Hysen Koçia; Damjan Mirosha: Keristaq Paspali; ushtar Diveta: Besim Zekthi; këngëtari lab: Sali Brari; plaku flokëbardhë: Lefter Besho; Jerinë Sokolana: Rozmari Jorganxhi, Gjinovefa Heba; Gjergj Arianiti: AgimQuku, Pëllumb Katroshi; Pal Dukagjini: Shuaip Krypa; Leka: Gaqo Çako; Tanush Topia: Fuat Merko, Mentor Xhemali; Mois Golemi: Minella Kriqi; Gjon Flamura: Thoma Nova; Ali Pasha: Koço Timko, Hysen Pelinku; Françesku: Hysen Kurti, Avni Mula; Talipi: Burhan Spahiu; Hasan Bej Vërzhezda: Engjëll Tërshana, Fatos Zajmi.