Prerja e kokave të mëdha, rritet siguria përreth Altin Dumanit

0

Masat e sigurisë për kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, janë shtuar prej 2-3 javësh.

Nuk dihet nëse jeta e kreut të SPAK është në rrezik, por mësohet se pranë shtëpisë është shtuar një grup policer.

Ndërkohë, Dumani lëviz më makinë të blinduar për më shumë siguri, teksa vetë SPAK ka thënë se Dumani mbrohet në përputhje me ligjin.
“Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”, deklaron SPAK.
Kujtojmë që Dumani është në krye të hetimit për disa nga dosjet më të bujshme në vend, duke filluar nga dosja e Nuredin Dumanit, I cili u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, teksa zbuloi shumë prej crasjeve të ndodhura në vend.

Ndërkohë, më e fundit dhe ndër më të bujshmet është “Metamorfoza”, të cilën Dumani e ka marrë në dorë personalisht.

Mes personave që po hetohen në këtë dosje janë edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita.

Në sitën e Prokurorisë së Posaçme do të kalojnë prona të paluajtshme dhe të luajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj.

Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme.

Ndërkohë, SPAK ka goditur kohët e fundit zyrtarë dhe biznesmenë të lidhur me tendera korrupitv, siç ishte rasti i koncesionit të sterilizimit, nga i cili u arrestuan ish-zv/ministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Përvetësimi I pronave të ushtrisë ka qenë në vëmendjen e SPAK teksa vijojnë hetimet edhe për dosjen e bujshme të inceneratorëve, për të cilën janë arrestuar disa zyrtarë të lartë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu