Procesi i primareve ka përfunduar në numrin më të madh të bashkive të vendit dhe fituesit e parë janë shpallur.
Në Bashkinë e Tiranës procesi i numërimit të votave për shpalljen e kandidatit fitues të primareve vijon ende.
Kandidatët për Bashkinë e Tiranës janë Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo. Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08.00 të mengjesit të sotëm dhe ka përfunduar në orën 18.00 të pasditës.
Gjatë orëve në vijim pritet të shpallet kandidati fitues për kryeqytetin