Shkruan Qamil Gjyrezi
Cdo gjë ka një fund njeriu është “vdekshëm”, fenomene natyrore dhe shoqërore zëvendësohen me të tjera. Por Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë vendosur të mos njohin ligjësi dhe thënie të urta të popullit duke vazhduar rrugën e tyre pa krye. Salikratët nuk njohin 1 milion shuplakat në 2013, nuk njohin non gratën amerikane dhe nuk i binden thënieve të popullit dhe të njerëzimit se cdo gjë ka një fund.
Këta ditë po propagandohen primaret si votim demokratik kur në PD në 32 vite nuk ka patur kurrë demokraci, por vendimet i ka marrë Berisha me të tijtë. Kurse sot pretendon të ketë ndryshuar, por më kujton thënien urtë se, ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron. Primaret janë thjeshtë “alibia e humbjes” dhe këtë humbje Berisha don tia faturoje palës tjetër ose PD-së legjitime. Rithemelimi bën propagandë me shtyrje datash te primareve dhe kandidatura që do të marrin pjesë, që janë thjeshtë pjesë e alibisë së humbjes. Biles deklarojnë se Primaret nuk i negociojnë si formë demokratike e votimit, gjithnjë duke akuzuar Alibeajn, Bardhin dhe Bashën.
Populli thotë se i akuzuari të akuzon shpif dhe filozofia analitike na ka mësuar se kur je nën akuzë, i akuzon të tjerët. Biles deklarojnë shtyrje datash që janë thjeshtë propagandë e Salikratëve. Në këtë kontekst PD legjitime duhet të pregatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale duke organizuar strukturat dhe duke prezantuar kandidatët e saj me një doktrinë për ndyshim, si një grupim që mendon dhe krijoj frymë tjetër për ti dhënë fund tranzicionit 32 vjecarë dhe për të vertetuar urtësinë popullore, se gjella ka nevojë për me kripë po kripa duhet përdorur me karar.