CNA.al po transmeton hap pas hapi protestën e opozitës.
Sapo ka nisur aksioni opozitar kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama.
Demokratët janë mbledhur dhe po protestojnë për disa kauza, si rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe karburantit, energjinë, po ashtu edhe për largimin e qeverisë aktuale nga pushteti.
Ata i janë përgjijgur thirrjes së liderit të tyre, Sali Berisha, për të protestuar, për të rrëzuar regjimin e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, policia ka marrë masat, duke vënë në dispozicion 1000 efektivë policie të cilët janë në gatishmëri për ruajtjen e qetësisë dhe rendit.
Ashtu siç është bërë e ditur më parë, kryeministria është blinduar me pllaka metalike.