Protestë madhështore e opozitës/ Rama akuzohet hajdut, antishqiptar, kriminel Mos mbështesni hajdutin Rama

0

Zëri i Amerikës:

Në Shqipëri, opozita ka nisur sot pasdite protestën e saj kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë, siç deklaroi një ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha i cili ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike “do të çelë një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar, rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike publike dhe fondeve e saj publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij.

Të largojmë një person, një antishqiptar, një armik të qenies sonë kombëtrare , të lirive të shqitarëve sa më parë nga pushteti”.

Protesta, përpra selisë së qeverisë, organizohet gjithashtu dhe nga Partia e Lirisë (ish Lëvizja socialiste për Integrim) e cila drejtohet nga ish presidenti Ilir Meta. Ai ka akuzuar në mënyrë të përsëritur qeverisë e cila sipas tij “është zhytur në skandale të llahtarshme duke goditur perspektivën e vendit dhe duke vrarë shpresën e të rinjve”. Pak para protestës ai u shpreh se “kush fle në demokraci zgjohet në demokraci”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu