Protesta masive në Izrael, kërkohet lirimi i pengjeve dhe mbajtja e zgjedhjeve

0

Mijëra izraelitë dolën në rrugët e  Tel Avivit  dhe u mblodhën jashtë Ministrisë së Mbrojtjes për të kërkuar lirimin e pengjeve izraelite që po mbahen në Rripin e Gazës.

Protestuesit kërkuan   gjithashtu dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu  me qëllim që ti hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme.

Mes thirrjeve “Zgjedhje tani”, shpërthyen përleshje midis protestuesve dhe policisë. Autoritetet izraelite  konfirmuan se u arrestuan  19 protestues

Familjarët e pengjeve protestuan edhe përpara shtëpisë së kryeministrit Netanyahu në qytetin Caesarea, ku policia gjithashtu ndërhyri për të shpërndarë turmën.

134 pengje po  mbahen ende në Gaza, ndërsa nga ana tjetër rreth 8.800 palestinezë ndodhen në burgjet e Tel Avivit.

Lufta e cila ka nisur me 7 tetor ka lënë të vrarë mbi 29.600 palestinezë dhe të plagosur rreth 70 mijë të tjerë.

Sipas OKB-së lufta në Gaza ka çuar në zhvendosjen e 85 për qind të popullsisë palestineze.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu