PS hap fushatën ditën e vdekjes së Enver Hoxhës, do të mbjellin pemë për shpirtin e tij

0

Në një intervistë me gazetaren Besmira Pelushaj në Ora News, ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se Rama po e hap fushatën në ditën e vdekjen e Enver Hoxhës.

Ai tha se PS nuk është drejtori pyjesh dhe se kush i ka penguar që ta bëjnë mjedisin në 10 vite sepse e kanë shkatërruar dhe e kanë bërë mizerabël.

Murrizi: Rama e nis sot në një ditë të shenjtë, se muaji dhjetor ka qenë muaj i shenjtë për pyllëzim në komunizëm. Ky e nis fiks ditën që ka vdekur diktatori. Ky do të mbjellë pemë për shpirtin e udhëheqësit Hoxha, prandaj e nis sot. PS nuk është drejtori pyjesh. Kush i ka penguar që ta bëjnë mjedisin në 10 vite sepse e kanë shkatërruar dhe e kanë bërë mizerabël.

Tirana duhet të kishte 1 milionë pemë imagjinare, duhet të kishte çdo qytetar nga një pemë dhe duhet të ishin 100 hektarë pemë, kur parku i Liqenit nuk është më shumë se 20 hektarë. Ata po mbjellin pemë për shpirtin e vulëhumburit në 1985 dhe është për qoftë ndaj enveristëve. Ata që shkojnë me shall të kuq te varret, Rama hap fushatën.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu