•Një ditë pas zgjedhjeve, vijon ende numërimi i votave pas votimeve për kryebashkiakë. •Partia Socialiste kryeson në shumicën e bashkive.
Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe fitues në të treja bashkitë rezultuan kandidatët e PS-së.
PS ka fituar në: Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Mallkastër, Kukës dhe Kurbin.
Gjithashtu edhe Tirana dhe Malësia e Madhe mund të konsiderohen të fituara nga PS. “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë në total vetëm në shtatë bashki Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA me kandidatin Romeo Çakuli. Tashmë ka nisur numërimi për këshillat bashkiakë, ku edhe këtu Partia Socialiste kryeson në pjesën më të madhe të bashkive.