‘PS-së i hani…’/ Taulant Balla përdor fjalë të pista, fyen opozitën, Lindita Nikolla nuk merr asnjë masë

0

Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka fyer opozitën gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Ai e quajti kreun e PD-së një pisëllëk që nuk krahasohet dot me PS-në.

Balla e quajti provokim uljen e Berishës sot në Kuvend në karriget e socialistëve.

“Turp nuk ka më, burrëri s’ka më. Më lini ta mbaroj fjalën. Ta mbaroj 2 sekonda. Më ler ta mbaroj. Nuk ndodh asnjëherë që unë të vij të ulem në reshtin tuaj as dhe ky njeriu që kërkon sherr dhe luftë sa i herë i jepet mundësia. Ne nuk bëmë asnjë reagim sepse burrë i vjetër nuk qëndron dot në këmbë, e me menduam se kishte nga mosha, nuk qëndron dot në këmbë. Sa i përkët asaj që tha këtu që ky pisllëku kërkon që të vijë këtu në parlament se ky i përfaqëson më mirë socialistët, ku PS-së i ha atë …. Ky PS-së, ky njeriu nuk i afrohet dot kurrë. Në këto 30 vite PS ka kontrinuar për të mirën e këtij vendi”, u shpreh Balla.

Më herët Berisha para se të merrte fjalën në Kuvend u ul në karriget e socialistëve, një veprim ky që ngjalli debat.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu