Shkruan Zef Ndreka
Kjo duket ashiqare.
Berisha as e merr dot PD-në përveçse e urren tashmë atë.
Ai ka zgjedhur të mbajë me gajret disa ish funksionarë të tij, ish ministra e drejtorë të korruptuar, ish policë e doganier që përherë kanë menduar se janë vetë shteti!
Berisha e provoi me Foltorën e tij të famshme familjare. E provoi në dy zgjedhjet lokale, njëra e pjeshme në 6-Bashki dhe me 14-Maj në 61-Bashkitë e vendit ku mori vetëm 6 prej tyre, më të mbaruat.
E kishim.parashikuar më parë se Berishës dhe Foltorës së tij, së bashku me Ilir Mataj i kishin mbetur vetëm disa vota në zonat rurale. Edhe këto sa vijnë e zvogëlohen për shkak se janë të zhgënjyer nga shpresat e premtuara të Berishës, i cili hapur ka hapur luftë me qëndrimet e SHBA-ve, duke rrezikuar të shpallet edhe organizatë terroriste grupimi i tij.
Berisha e urren PD-në. Në fakt nuk e ka dashur kurrë, por e ka përdorur atë i urdhëruar dhe i misionuar. Fakt është shkatërrimi i gjithë fabrikave, uzinave e kombinateve, i gjithë Industrisë së rëndë e të lehtë, nën justifikimin idiotesk apo armiqsor, se janë trashëgimi e sistemit totalitar!
Berisha rinisi luftën e klasave dhe nuk e lufton realisht komunizmin, as i shpalli të paligjshme partitë e shumta me programe komuniste.
Berisha shkeli mbi pronarët, mbi të përndjekurit e të përsekutuarit politik. U tall me to dhe i mashtroi.
Berisha dhe PD vetëm një herë kanë fituar zgjedhjet ne vitin 1992. Me pas, ato janë vjedhur. Janë prishur.
Berisha është “mësuesi” i vërtetë i Ramës për blerjet, vjedhjet dhe tjetërsimin e votave. Rama po e imiton pikë për pikë sistemin e vjedhjeve, jo vetëm të votave, si dikur Berisha. Madje, është ngritur në një start më të lartë se Berisha-Metaj!
Berisha e urren PD-në, sepse e përçau, e coptoi, e shkatërroi në asht të saj, duke rrezikuar humbjen e shpresave të demokratëve.
Berisha e di mirë se nuk e merr dot kryesimin e PD-së, ndaj provoi t’ia kalojë komunistit spiun Metajt, që sistemi pseudodemokrat në Shqipëri të funksionojë kinse me pozitë e opozitë të kontrolluar.
Berisha e urren PD-në, sepse nuk mund të jetë më tutor i saj, ndaj edhe taktikat e fundit me Metaj, me Bardhin etj janë të dështuara.
Berisha e urren PD-në, sepse nuk dëshiron ta shikoje fituese e në pushtet!
Ndaj ka aleancë të hapur me Ramën!
Berisha, së fundi ka vetëm një rrugë: të provoje të krijojë partinë e tij me Metën, Bardhin dhe të tjerë që bashkëpunojnë me non grata-t.