Qeveria e Sali Berishës më 1997 trafikonte drogë me makinën e ambasadës

0

Ish-atashehu ushtarak në Republikën e Turqisë, Hajro Limaj, në një rrëfim për gazetën “Shekulli” tregoi se makinat e ambasadës së Shqipërisë në Ankara, janë përdorur për të tra.fikuar dr.ogën në linjën Ankara-Stamboll-Selanik-Korçë. Limaj tregon një rast në marsin 1997 kur një shtetas turk i kërkoi që të shkonin bashkë me makinë deri në Shqipëri, thjesht për xhiro, por në rrugën e dytë do të përdorej për të kaluar dr.ogën e shtr.enjtë.

Ata i premtuan se ai do të pasurohej, siç ishin pasuruar diplomatët e tjerë shqiptarë përpara tij. Limaj thotë se nuk e pranoi ofertën e turqve që kërkonin përdorimin e makinës me imunitet diplomatik, pra që nuk kontrollohej në dogana, si mjetet e tjera. Pas bisedës, kujton Limaj, ai u bë më i kujdesshëm dhe nuk lejoi që të lëvizej makina pa lejen e tij, edhe pse ato e bënin këtë shpesh, ndërsa disa diplomat kishin arritur, çuditërisht, të çonin edhe familjet në SHBA, ku arraiseshin edhe vetë më pas.

Rrëfimi i ish-atashehut

Ishte marsi i vitit 1997, kur Shqipëria përjetonte kaosin e rëndë të krizës së firmave piramidale. Kanalet televizive të Turqisë gjatë gjithë kohës jepnin lajmet të shoqëruara me revoltat dhe përplasjet e popullsisë me policinë, veçanërisht në Vlorë. Një prej këtyrë ditëve më ra telefoni i zyrës. Një qytetar turk, që dinte edhe pak shqip, më kërkoi të pinim një kafe. E pranova ftesën me mëdyshje, por fakti që dinte pak shqip më shtyu të shkoja në këtë takim. Ai nuk kishte ardhur vetëm. Mbasi u ulëm m’u prezantuan dhe më thanë se punonin shpesh me Shqipërinë. Duke pirë kafetë, njëri prej tyre më propozoi që me makinën time me targa dhe imunitet diplomatic, një nga ditët e afërta, të udhëtonim në drejtimin Ankara-Stamboll-Selanik-Korçë. “Do të shkojmë për një xhiro, herën e parë – më tha. Do të kalojmë një udhëtim të këndshëm turistik. Kur të kthehemi do të të qerasim, edhe pse ne nga kjo rrugë nuk do të fitojmë gjë. Ndërsa herën e dytë ne do të të pasurojmë, siç kemi pasuruar të tjerët para teje”. Me qetësi u ngrita dhe pagova kafetë, duke iu shprehur keqardhjen me veprimtarinë që merreshin. U thashë prerë: “është hera e parë dhe e fundit që takohemi. Me mua nuk mund t’i bëni këto punë të pista!” Njëri prej tyre qeshi dhe vazhdoi:” Epo diplomatët e tjerë që shkuan në Amerikë me se u pasuruan?”.

Ç’ është e vërteta ndonjë herë dyshoja nga lëvizjet e shpeshta të makinave diplomatike jashtë Ankarasë. Edhe për faktin se ku i gjetën ato sasi parash që njeri dërgonte gruan me vajzën në Amerikë, tjetri dërgonte familjen e pastajarratisej edhe vetë. Ndonjë përplasje midis tyre kishte të bënte pikërisht me frikën e dekonspirimit apo rivalitetit të fitimit. Të gjitha këto dyshime të mëparshme më kishin detyruar që makinën diplomatike, që kisha në përdorim, të mos ia jepja askujt tjetër. Madje, një herë përplasja qe aq e madhe sa informova ministrin e Mbrojtjes. Mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe emërimet partiake të diplomatëve detyrimisht vinin në pikëpyetje shumë gjëra. Ashtu siç ndodh edhe me qeveritarët që i emërojnë.

Kanë kaluar 20 vjet që nga ajo kohë. Duke parë e dëgjuar së çfarë bëjnë në Shqipëri qeveritarët, shtetarët dhe politikanët, se sa të pasur janë dhe çfarë makinash luksose e shumë të shtrenjta përdorin fëmijët e tyre, ndonjëherë djali më thotë “Të rroftë puna dhë nderi” se ata jetojnë si lordë apo sheikë!” Unë e dija dhe e kuptoja që po të kisha pranuar dhe të isha futur në linjën e tra.fiqeve nga Turqia sot do të isha i pasur, si ata që u pasuruan në ato kohëra dhe më vonë. Nuk mund të mos kujtoj se disa, pikërisht me linjën e Turqisë, janë bërë deputetë e ministra, kanë ndërtuar shkollat më luksoze apo komplekse tregtare, televizive, etj. Por, edhe pse është ky realitet tronditës dhe i frikshëm kri.minalizimi në politikën dhe shtetin shqiptar unë i gëzohem një jete normale me të ardhurat, që kam marrë e marr nga shteti në formë pagash dhe tani pensioni.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu