Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së Agron Shehaj kanë vijuar pas seancës plenare, në rrjetet sociale.
Rama i ka kthyer në batuta akuzat e deputetit demokrat, i cili tha se kreu i qeverisë fshehet pas kompanisë offshore të inceneratorëve.
Ja çfarë shkroi kryeministri Rama në Twitter:
Jetë parlamentare
Ballisti: KM është i fshehur në një offshore në Hollandë!
Unë: A mund ta di ku bazohet kjo akuzë?
Ballisti: E kam bindje!
Unë: Pra s’keni asnjë provë! Foltorexhiu: Pse gjykatës je ti që do prova?!
Ballisti: Po offshoret prandaj janë bërë që mos ketë prova!
Ndërsa Shehaj ka insistuar duke përsëritur akuzat ndaj Ramës:
“Para disa ditësh, SPAK ka shpallur ne kërkim pronarin e Inceneratorit të Tiranës, një shtetas i huaj, me akuzën per korrupsion.
Qeveria dhe bashkia vazhdojnë dhe i paguajnë atij miliona euro në muaj, pagesa e fundit në datën 15 dhjetor.
Ka vetem një arsye pse një qeveri paguan një të akuzuar për korrupsion në arrati, vetëm nëse pas kompanisë offshore hollandeze qendron vetë Kryeministri”, shkruan Shehaj në Facebook.