Rama i shpall luftë Celibashit: Dështove turpshëm me zgjedhjet, pas tyre do merret qeveria me ty!

0

Kryeministri Edi Rama vuri sot ministren e tij Bora Muzhaqi, të njoftojë nga selia e Partisë Socialiste se do të merret me dështimin e procesit elektronik në zgjedhjet e sotme, menjëherë pas tyre, duke shigjetuar kreun e KQZ, Ilirian Celibashi.

“Dëgjuam reagimin e komisionerit Celibashi për “qeverinë ku bën pjesë zonja”, por nuk dëgjuam ndjesën e tij drejtuar mijëra zgjedhësve, të cilët në më shumë se 500 qendra votimi, u penguan të votojnë pasi pajisjet elektronike të KQZ-së nuk funksionuan.

Arsyet e mosfunksionimit të tyre ishin nga më absurdet, (deri edhe për moskarikim të baterisë), por kjo meriton një analizë të veçantë pas zgjedhjeve, sepse “qeveria ku bën pjesë zonja” e ka financuar masivisht KQZ-në për pajisjet e identifikimit elektronik, por edhe për ato të votimit elektronik.

Prandaj edhe nuk ka se si të mos na vijë tmerrësisht keq për mosdhënien e shërbimit të identifikimit elektronik, duke penguar mijëra zgjedhës për disa orë, teksa KQZ-ja nuk merrte dot as vendimin elementar të nisjes së votimit në çdo qendër, pa i mbajtur njerëzit me orë në pritje, përtej orarit zyrtar të fillimit të zgjedhjeve”, deklaroi Muzhaqi.

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi i është përgjigjur menjëherë Bora Muzhaqit të Partisë Socialiste, pas akuzave që ajo bëri në adresë të tij dhe KQZ-së për problemet me identifikimin biometrik çka solli edhe vonesa në mbi 500 qendra votimi.

Celibashi ishte në konferencë shtypi kur u sulmua nga ministrja e Ramës dhe tha për gazetarët:

“Patjetër që është përgjegjësi e KQZ. S’ka arsye që ta ketë qeveria ku bën pjesë zonja”, u përgjigj me ironi Celibashi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu