Rama në bandat “Bajri”, “Çyrbja”, “Çela” ?!

0
Shkruan Basir Çollaku
Edi Rama pak ditë më parë, në një intervistë u shpreh se mund të dalë edhe emri im nëpër përgjmet e telefonave të kriptuar. Se gjoja takuam atë të gjatin dhe bëmë këtë apo atë punë. Natyrisht në dosjet e mëdha është vështirë të gjesh punë të pambaruar pa duart e të gjatit diku apo të skurtrit rreth tij, diku tjetër. Sky–Ecc megjithë ngadaltësinë aktuale, ka përmbytur Shkodrën, Durrësin, Elbasanin, Tiranën më tepër se të gjithë reshjet bashkë. Një qeveri e cila kërkon të qëndrojë dhunshëm në pushtet, ka dy halle. Ose të vjedhë çfarë ka mbetur, ose të shpëtojë nga burgu. E jona i ka të dyja hallet. Dhe veprimet e paligjshmë bëhen përditshmëri. Franca-Belgjika-Holanda, Europol, Eurojust, pasi kanë furnizuar Strukturën e Posaçme pa përfshirë në këtë transaksion informativ Ministrinë e Drejtësisë, me mijëra faqe, miliarda mesazhe, dëshmi, prova, fakte, nuk kanë munguar as vetë nëpër operacione. Metamorfoza e Revanshi me “Bajrët” në Shkodër, Çyrbja” në Durrës, “Çela” në Elbasan e “Bashkia” në Tiranë, janë tregues së bandat elektotrale ekonomike, të vrasjeve e trafikut të drogës, janë në shenjestër të panegociueshme. Perdja ka rënë. Por ka sërish mungesa. Emrat e deputetëve, ministrave e kryebashkiakëve superbiznesmenëve, ende janë jashtë masave të sigurisë, arresteve, përballjes. Dy nga të arrestuarit e dosjes “Çela”, kanë motrën e tyre drejtoreshë të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit në varësi të Kryeministrit, pasi të vëllait i janë sekuestruar dosje me histori lejesh ndërtimi në bregdet. Një tjetër i pandehur i kësaj dosje, akuzuar më herët për vrasje e trafik droge, dënuar në Itali, ka bashkëshorten punonjëse në Prokurorinë e Përgjithshme pajisur me pasaportë shërbimi, nga ndërhyrjet e një deputeti socialist. Pa harruar tenderat në punë publike të shumta në miliona euro. Po Taulant Balla, ku nëpër dosje flitet shumë shpesh për garanci të dhëna, apo ndikime, a është pjesë e veprimeve hetimore në dosjen “Çela”? Për takime, komunikime, apo përfshirje në ndikime të paligjshme? A po bën SPAK gati një masë sigurie edhe për të? Në Shkodër Pëllumb Gjoka investitor strategjik, kalon nga firma e Ramës?!. Benet Beci në fushatë kishte Gjokën një nga emrat e shtabit. Rama sigurisht nuk është shurdh-verbuar nga dijenia. Arben Ndoka me Rrahman Rraja pjesë e “Metamorfozes” janë deputetë socialistë të renditur në lista nga Rama, të larguar për arsye të inkriminimi. Në Durrës Çyrbja e Drazhi ndërrojnë vendet në listën socialiste për deputetë, pas ndikimeve të bandave dhe Rama firmos klasifikimin, ashtu si ia sjellin grupet e punës. Ku grupet e punës janë me përbërje banda, deputetë, funksionarë, bashkiakë, e drejtues qarku së bashku. Por ka edhe një hile hetimore, e cila ngjan si favor, apo porosi partie për të ndihmuar ekipin në qeli, apo në kërkim, sepse është vështirë të shihet si pamundësi profesionale. Në këto procese të hapura nga dosjet “Sky” ka diçka si truk juridik mbase jo thjesht nga mosdijenia, ku mundet të jenë duart e partisë për të mbrojtur ushtrinë e tyre të pandehur. Ka përsëritje të akuzës “sigurim kushtesh për vrasje”, e cila në bazë të nenit 80 dënohet deri në pesë vite heqje lirie.
Neni 80
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje dënohet me burgim gjer në pesë vjet”
Duke e njësuar me ata që janë financues për të kryer një krim të rëndë si vrasja. Sigurim kushtesh, kur gjen një mjet, apo një armë, ose banesën afër shenjestrës dhe nuk je aktiv në aktin e kryer, nuk mund të jetë njëlloj si kur paguan dhe organizon infrastrukturën e plotë për të bërë ekzekutimin. Kur dikush kërkon para për të kryer këtë vepër dhe ia mundëson, pa u përfshirë më tej, gjendesh po në situatën e krijimit të kushteve. Por kur je vetë financues dhe angazhohesh për të ngritur skemën e vrasjes, situata dhe akuza është tjetër. Je organizator dhe financues, sepse paguan dhe je basghkëpunëtor me ekzekutuesin. Ka një shkallë më të lartë dhe dënohet më shumë. Në rastin e vrasjes shkon deri në burgim të përjetshëm. Edhe në trafikun e drogës, kualifikimi për shkak të rrezikshmërisë së veprës, dispozita, financuesin e nxjerr në një shkallë më të rëndë, ai që paguan, dënohet më tepër se ata që e kryejnë.
Siç parashikon Neni 283-a Kodit Penal
“Trafikimi i narkotikëve (Shtuar me ligjin nr. 8279, datë 15.1.1998; ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001) Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i substancave narkotike ose psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.
Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet” Të vrasja nuk e ka diferencim se masa e dënimit është shumë e rëndë. Dosjet e sky-enchro do të shtohen. Në çdo qark, ka shumë të tilla. Veprat përsëriten. Trafik droge, vrasje, zgjedhje bashkiakësh e deputetësh, investime kullash e strategjike. Miratime nga i gjati apo të shkurtrit, sipas peshës dhe metrit në përmasat trupore të të emëruarve prej tyre. Rama është dekonspiruar rëndë. Ai e ka të pamundur të fshihet më. Struktura e Posaçme thotë se ka prokurorë e gjqytarë dhe funksionarë publikeë. Ditën që Prokuroria do të marrë të pandehur Veliajn dhe në hetim Ramën, do të jenë ditët e para të pavarësisë së saj. Do të jenë “nëntori” historik në kalendarin e pavarësisë së premtuar. Nëse mblidhen gjithë përfshirjet e KM dhe qeverisë, sky-enchro do të ishte një “Nurenberg”.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu